LAJMI I FUNDIT:

Një burrë shfaq aftësitë e tij teksa luan badminton me fshesë

Një burrë shfaq aftësitë e tij teksa luan badminton me fshesë

Videoja e një burri që përdor fshesën për të luajtur badminton është bërë virale në rrjete sociale.

Pamjet të cilat shfaqin një burrë dhe një grua duke luajtur badminton janë shpërndarë në Instagram nga Jatin Sharma.


Brenda pak sekondash, në fushë hyn një burrë tjetër dhe e ndërpret lojën duke i dhënë asaj “një kthesë” të papritur, përcjell Telegrafi.

Më pas, ai vazhdon të demonstrojë aftësitë e tij duke përdorur fshesën në vend të “raketës të badmintonit”.

Që kur është shpërndarë videoja, ajo ka grumbulluar 3.5 milionë shikime dhe 1.9 milion pëlqime.

“Kurrë mos e gjykoni një libër nga kopertina e tij”, thuhet në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/