LAJMI I FUNDIT:

Një burrë nga SHBA ka bërë para duke blerë picat e tij në një aplikacion

Një burrë nga SHBA ka bërë para duke blerë picat e tij në një aplikacion

Pronari i një picerie në SHBA ka zbuluar se aplikacioni për dërgesa “DoorDash”, ka shitur ushqimin e tij më lirë sesa ai – ndërsa ende i paguan atij çmimin e plotë për porositë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një picë për të cilën ai e shiti për 24 dollarë ishte duke u reklamuar për 16 dollarë në DoorDash – dhe kur ai e porositi fshehurazi vetë, aplikacioni i paguante restorantit të tij 24 dollarë të plotë.


Në fillim ai nuk kishte njohuri që piceria e tij ishte pjesë e një aplikacioni kur më pas e zbuloi që e njëjta po i reklamonte picat me një çmim më të ulët.

Kështu ai porositi 10 pica, pagoi 160 dollarë dhe i dërgoi në shtëpinë e një miku, ndërkaq restoranti u pagua me 240 dollarë nga aplikacioni DoorDash./Telegrafi/