Nga: Franz Kafka
Përktheu: Ardian Klosi

Na ishte një herë një bashkësi horrash, domethënë nuk ishin horra, por njerëz të zakonshëm, mesatarë. Ndihmonin gjithmonë njëri-tjetrin. Nëse, për shembull, njëri prej tyre kishte bërë ndonjë horllëk, domethënë jo horllëk të vërtetë, por siç është zakon, siç ndodh rëndom, e pastaj rrëfehej para bashkësisë, ata e hetonin çështjen, e gjykonin, caktonin ndëshkime, falnin etj.

Nuk bëhej kjo me qëllim të keq, por mbroheshin me rreptësi interesat e individit dhe të bashkësisë, kurse rrëfyesit i bëhej ai kompliment ,ngjyrën e të cilit kishte treguar. Kështu mbaheshin fort me njëri-tjetrin, edhe pas vdekjes nuk e shpërbënë bashkësinë e tyre, por u ngritën në qiell të kapur për dore.

Reklama

E gjitha, ashtu siç fluturuan, kishte pamjen e pafajësisë fëminore. Por, meqë përpara qiellit gjithçka copëtohet në elementët e vet, edhe ata u rrëzuan për poshtë si mollokë të vërtetë shkëmbi.

Reklama