Një Barcelonë për 10 vite – katalunasit e kanë siguruar të ardhmen me disa super talente që i kanë në dispozicion

Barcelona ka bërë dy hapa shumë të rëndësishëm në javën e fundit për të siguruar të ardhmen e klubit.
Pedri dhe Ansu Fati, janë dy futbollistët që do të drejtojnë projektin e Barçës në vitet e ardhshme.
Kontratat e dyshes përfundonin në qershorin e ardhshëm, por klubi i ka rinovuar përkatësisht deri në vitin 2026, përkatësisht 2027.
Më poshtë Marca ka bërë një formacion me Barçën e së ardhmes, një Barça e projektuar për 10 vite.
INAKI PENA (22 VJEÇ)
Portieri i Barcelonës B nuk e ka të lehtë me konkurrencën me Ter Stegen dhe Neton, por nëse Barça shikon akademinë, ka edhe një portier. Kontrata e tij përfundon në vitin 2023.
DEST (20 VJEÇ)
Mbrojtësi holandez është në sezonin e tij të dytë në Barcelonë. I gjithanshëm dhe me hapësirë për përmirësim, Koeman ka filluar ta përdorë edhe në sulm, si anësor. Ai ka kontratë deri në vitin 2025.
ARAUJO (22 VJEÇ)
Uruguaiani është pothuajse bosi i mbrojtjes së Barçës kur është në nivel të lartë. Shpejt, ai po ecën mirë, një mbrojtës i mirë në lojën një-me-një … Dalja me top është pika e tij për t’u përmirësuar. Ai ka kontratë deri në vitin 2023.
ERIC GARCÍA (20 VJEÇ)
Shumë i mirë, sidomos me topin, por ka shumë për të përmirësuar, sidomos në duele. I nënshkruar si lojtar i lirë nga City këtë verë, ai ka një kontratë deri në vitin 2026.
ALEJANDRO BALDE (18 VJEÇ)
Ai bëri debutimin e tij kundër Bayern, në një lojë shumë të vështirë, dhe la një ndjenjë të mirë. Edhe Simeone e theksoi në një intervistë në Olé javën e kaluar, pavarësisht se kishte luajtur shumë pak minuta me ekipin e parë. Ai ka kontratë deri në vitin 2024.
NICO (19 VJEÇ)
Mesfushori që ka startuar në ndeshje si Atlético-Barcelona. Ku ka më mirë se Busquets t’i mësojë atij zanatin e një mesfushori. Ai ka kontratë deri në vitin 2024.
GAVI (17 VJEÇ)
Nis shumë ndeshje me Barcelonën pavarësisht se nuk ishte në moshë madhore, ndësa mori edhe ftesë nga kombëtarja spanjolle, me të cilën e nisi në gjysmëfinale dhe në finale të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Shumë personalitet, nuk frikësohet, përveçse di të luajë, është i pari që mbrohet. Ai ka kontratë deri në vitin 2023.
PEDRI (18 VJEÇ)
Një realitet i vërtetë, një nga lojtarët më të mirë spanjollë me 18 vite. Thirret të drejtojë mesfushën e Barcelonës. Punon dhe luan me lehtësi. Duhet të punojë vetëm te goli. Ai ka rinovuar këtë javë deri në vitin 2026.
RIQUI PUIG (22 VJEÇ)
Ndonëse nuk luan shumë, ai është një nga talentet që ka krijuar më shumë pritshmëri vitet e fundit. Nuk është i preferuari i Koeman. Ai ka kontratë deri në vitin 2023.
DEMIR (18 VJEÇ)
I majtë, i zoti, i pëlqen të fillojë nga e djathta dhe të hyjë brenda zonës. Luaj mirë midis rreshtave. Barça ka një mundësi blerjeje për austriakun në fund të këtij sezoni.
ANSU FATI (18 VJEÇ)
Xhevahiri i skuadrës, ka gjithçka për të qenë një yll botëror. I shpejtë, me imagjinatë dhe me nuhatje goli.
Fati pritet të jetë ai që e çon Barcelonën në një nivel tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liverpooli dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit që vlen 75 milionë euro

Barcelona planifikon të nënshkruajë me një sulmues anësor dhe një mbrojës krahu këtë verë

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Gjiganti anglez gati të shpenzojë 50 milionë për De Jong, Barcelona po e shqyrton ofertën

PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin