LAJMI I FUNDIT:

Një bandë hajdutësh të armatosur ‘bastisën’ dyqanin e Apple në qendër të Londrës dhe u larguan nga aty me tableta, iPhone, çanta dhe laptopë

Një bandë hajdutësh të armatosur ‘bastisën’ dyqanin e Apple në qendër të Londrës dhe u larguan nga aty me tableta, iPhone, çanta dhe laptopë

Ky është momenti tronditës kur një bandë hajdutësh të armatosur bastisin një dyqan Apple në Covent Garden përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes me produkte teknologjike me vlerë mijëra euro.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, në orën 13:10 të së dielës pasdite, Policia Metropolitane u thirr në skenën e dyqanit të elektronikës në qendër të Londrës pasi një grup burrash ‘u futën me forcë’.

Një dëshmitar që e pa incidentin nga një kat tjetër i dyqanit tha se klientëve gjithashtu iu “rrëmbyen” telefonat dhe sendet e tyre.


Mësohet se ata vodhën tableta, iPhone, çanta dhe laptopë nga dyqani në The Piazza, Covent Garden.

“Nuk jam i sigurt nëse njerëzit janë lënduar, por klientëve iu janë rrëmbyer telefonat dhe gjërat, kështu që jam i sigurt se ka pasur një përleshje gjatë kësaj”, ka thënë dëshmitari.

Një nga personat e maskuar u ndoq gjithashtu nga një anëtar i publikut, si dhe një anëtar i ekipit të sigurimit të Covent Garden.

Policia Metropolitane ka thënë: “Rreth orës 13:10 të së dielës, më 17 korrik, policia mori disa telefonata që raportonin se një grup meshkujsh kishin hyrë me forcë në një dyqan në The Piazza, Covent Garden”.

“Disa nga grupi u raportua se mbanin armë. Ata dyshohet se kanë vjedhur një sërë sendesh përpara se të iknin nga zona në drejtime të ndryshme. Ndërsa kjo ishte një përvojë e frikshme e kuptueshme për stafin dhe klientët, nuk pati raportime për ndonjë lëndim fizik. Grupi kishte ikur përpara mbërritjes së oficerëve, por një hetim është duke u zhvilluar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori