Flamengo është e interesuar për të nënshkruar me Joao Felix nga Chelsea në verë dhe po planifikojnë një ofertë huazimi për reprezentuesin portugez. 

Felix ka pasur vështirësi që prej se u transferua në Itali dhe ka pasur minuta tejet të limituara. 


Në total, Felix ka luajtur si titullar në vetëm pesë ndeshje në Serie A dhe ka dhuruar një asistim. 

Sidoqoftë, Chelsea do të vuajë që të marrë oferta pasi ata kanë bindur Felix që të nënshkruajë një kontratë shtatë vjeçare pas transferimit të tij në 2024. 

Flamengo është e interesuar ta transferojë atë në formë huazimi, por me opsionin e blerjes. 

Felix në ndërkohë thuhet se nuk është i interesuar që të kalojë në Brazil, por thuhet se ka interesim edhe nga Benfica, një lëvizje të cilën 25-vjeçari do ta pranonte. 

Ai ka bërë 43 paraqitje për klubin portugez gjatë sezonit 2018/2019 pasi kaloi në sistemin e grupmoshave të tyre. 

Felix gjithashtu ka pasur vështirësi që të marrë minuta në pjesën e dytë të sezonit në ‘Stamford Bridge’, duke luajtur si titullar në vetëm tri ndeshje, para se të kalojë tek Milani. 

Në fakt, Felix ka pasur vështirësi të marrë minuta në çdo sezon që nga 2023/2024, kur luajti 44 herë për Barcelonën në huazim./Telegrafi/

telegrafi sport app