MPB njofton se në Prilep ka ndodhur një aksident në të cilën është lënduar një i moshuar.

"Më 07.09.2026, në orën 03:50, NJPB Prilep është njoftuar se në bul. "Goce Dellçev" në Prilep, një automjet udhëtarësh ka goditur këmbësorin N.T. (72) nga Prilepi, pas çka drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.


Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep.

Një ekip i NJPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", thonë nga MPB./Telegrafi/