NASA ka paralajmëruar se një asteroid “sa dhjetë autobusë” do t’i afrohet Tokës këtë javë.
Sipas Qendrës së NASA-s për Studimet e Objekteve Pranë Tokës, shkëmbi masiv hapësinor i quajtur 2013 WV44 do të ketë afërsinë më të madhe me Tokën rreth orës 9 të mëngjesit të së mërkurës, 28 qershor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, asteroidi që është rreth 160 metra në diametër, do t’i afrohet Tokës deri në 3.3 milionë kilometra.
Duke udhëtuar me një shpejtësi prej 11.8 kilometra në sekondë, ai do të lëvizë me afërsisht 34 herë shpejtësinë e zërit.
Ai klasifikohet nga astronomët si “potencialisht i rrezikshëm” pasi do të vijë brenda 7.5 milionë kilometrave nga planeti ynë. Megjithatë, ai nuk përbën asnjë kërcënim për jetën në Tokë.
NASA ka gjurmuar trajektoret e të gjitha objekteve pranë Tokës përtej fundit të shekullit dhe duket se Toka nuk është në asnjë rrezik të madh për të paktën 100 vitet e ardhshme.
Ndryshe, vitin e kaluar, NASA përplasi një anije kozmike në një asteroid të vogël, duke arritur të ndryshojë me sukses rrugën e tij.
Kjo shënoi herën e parë të një ndryshimi të lëvizjes së një objekti qiellor dhe demonstrimin e parë në shkallë të plotë të teknologjisë së devijimit të asteroideve.
Pra, në rast se një asteroid “kërcënues për tokën” duket se po shkon drejt Tokës, atëherë një metodë e ngjashme mund të vendoset “për të mbrojtur njerëzimin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe