LAJMI I FUNDIT:

Një i armatosur në kampusin universitar, studentët marrin një mesazh të frikshëm – por jo të gjithë (Foto/Video)

Një i armatosur në kampusin universitar, studentët marrin një mesazh të frikshëm – por jo të gjithë (Foto/Video)

Një mesazh i frikshëm i është dërguar disa studentëve pas raportimeve për prezencën e një njeriu të armatosur në kampusin universitar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Universitetin Howard në Washington, i cili ishte mbyllur të martën pasdite.


Siç thuhet më tej, studentët e këtij universiteti – jo të gjithë – kanë marrë një mesazh në të cilin lexonte: “Alarm! Ekzistojnë të dhëna se një person i armatosur gjendet në hapësirat e kampusit dhe policia është duke hetuar”.

Dhe një mesazh i tillë i fotografuar është publikuar nga një student.

Por çfarë ka shqetësuar disa studentët është fakti se ata nuk janë njoftuar nga kolegji, por nga studentët e tjerë.

Një përdorues i rrjeteve sociale ka shkruar: “Si është e mundur që ndonjë student të ofrojë informata rreth kësaj çështje, dhe jo universiteti?”:

Një pjesë e kampusit u evakuua ndërsa shërbimet emergjente arritën në vendin e ngjarjes dhe kontrolluan zonën. Të tjerët qëndruan brenda dhe u fshehën.

Një zëdhënës i universitetit tha: “Sot pasdite u njoftuam në mënyrë anonime për një të armatosur potencial në kampus. Ne e morëm seriozisht thirrjen dhe policia po heton”.

Departamenti i Policisë së Uashingtonit ka bërë të ditur se skena u “pastrua” dhe alarmi i bllokimit ishte anuluar, duke shtuar se asgjë nuk është gjetur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori