LAJMI I FUNDIT:

Një akuarium i madh me 1500 peshq ‘shpërtheu’ në Berlin, uji përmbyti kompleksin ku ndodhej dhe rrugët aty pranë

Një akuarium i madh me 1500 peshq ‘shpërtheu’ në Berlin, uji përmbyti kompleksin ku ndodhej dhe rrugët aty pranë

Një akuarium i madh shpërtheu në një kompleks argëtimi të premten herët në Berlin.

Pas kësaj ka pasur një përgjigje të madhe me 100 zjarrfikës në vendngjarje, thanë shërbimet e urgjencës, përcjell Telegrafi.


“Akuariumi është i dëmtuar, uji po rrjedh. Situata nuk është e qartë për momentin”, shkroi Brigada e zjarrfikësve e Berlinit në Twitter.

Ndërkohë agjencia e informacionit mbi trafikun e kryeqytetit gjerman VIZ tha se kishte një vëllim jashtëzakonisht të madh uji në rrugë.

“The Dom Aquaree”, i vendosur pranë një hoteli Radisson në një zonë turistike të frekuentuar të distriktit Mitte, është shtëpia e akuariumit cilindrik më të madh në botë në 14 metra lartësi me 1500 peshq, sipas faqes së tij të internetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mediat e afërta me Vuçiqin në Serbi akuzojnë Koshtunicën për lirimin e Kurtit nga burgu në vitin 2001

Mediat e afërta me Vuçiqin në Serbi akuzojnë Koshtunicën për lirimin e Kurtit nga burgu në vitin 2001

Serbia
Dyqind aeroplanë me pajisje ushtarake aterrojnë në Tel Aviv

Dyqind aeroplanë me pajisje ushtarake aterrojnë në Tel Aviv

Azia
Shpërthimet dëgjohen në të gjithë Bagdadin, shkaku i raketave të lëshuara në drejtim të ambasadës amerikane

Shpërthimet dëgjohen në të gjithë Bagdadin, shkaku i raketave të lëshuara në drejtim të ambasadës amerikane

Azia
Blinken kritikoi Izraelin: Ata thonë se duan të mbrojnë civilët, por në terren është një histori tjetër

Blinken kritikoi Izraelin: Ata thonë se duan të mbrojnë civilët, por në terren është një histori tjetër

Azia
Djali i ministrit izraelit është vrarë në Gaza

Djali i ministrit izraelit është vrarë në Gaza

Botë
Forcat izraelite bllokojnë autoambulancat në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite bllokojnë autoambulancat në Bregun Perëndimor

Azia
Kalo në kategori