LAJMI I FUNDIT:
Fun

Një ajsberg gjigant shfaqet në Kanada, i bënë njerëzit të duken si ‘liliputë’ (Video)

Një ajsberg gjigant shfaqet në Kanada, i bënë njerëzit të duken si ‘liliputë’ (Video)

Një qytet i vogël në Kanada festoi Pashkët në një mënyrë pak më ndryshe se zakonisht këtë vit, kur një “vizitor” i veçantë u shfaq në bregdet: Një ajsberg gjigant.

Ferrylan në bregun lindor të Kanadasë, u bë një magnet për kamerat dhe vizitorët gjatë fundjavës, kur ajsbergu gjigant blu u shfaq në breg, duke i bërë shtëpitë, makinat dhe njerëzit , të dukeshin si liliputë.


Qyteti kishte një pamje të shkëlqyer të ajsbergut “Alley” (rrugica), i quajtur kështu për shkak se që nga pranvera deri në shtator, qindra ajsbergë shkëputen rregullisht nga Arktiku dhe lundrojnë poshtë bregdetit të Njufoundland dhe Labrador në Kanada.

Mbi 600 ajsbergë kanë qarkulluar tashmë në Atlantikun e Veriut këtë vit, shkruan “the Independent”.

Ekspertët besojnë nurmi i lartë i këtij viti ka ardhur për shkak të ngrohjes globale. /syrinet/