Një aeroplan privat që mbante tetë persona u rrëzua gjatë ngritjes nga Bangor, Maine - SHBA, të dielën në mbrëmje.

Shkalla e lëndimeve të tyre nuk dihet, tha një burim i informuar për incidentin për CNN.


Aeroplani është një aeroplan biznesi Bombardier Challenger 650.

Aeroporti tha në një deklaratë për CNN se ekipet e emergjencës iu përgjigjën një incidenti rreth orës 7:45 të mbrëmjes.

"Ekipet e ndihmës së parë janë ende në vendngjarje dhe pritet të punojnë aktivisht në vendngjarje për disa orë të tjera para se të jenë të disponueshme informacione shtesë", kanë thënë Qyteti i Bangor dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Bangor në një deklaratë të dielën, duke shtuar se është krijuar një qendër operacionesh emergjente.

Aeroporti mbeti i mbyllur gjatë natës të dielën.

Rrëzimi vjen mes një stuhie masive bore që po kalon nëpër verilindje të vendit.

Temperaturat janë shumë nën zero në Maine, me borën që ka shkaktuar dukshmëri shumë të ulët. /Telegrafi/