LAJMI I FUNDIT:

Një adoleshent i vrarë si pasojë e sulmit në një shkollë në Kolorado

Një adoleshent i vrarë si pasojë e sulmit në një shkollë në Kolorado

Një adoleshent është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi dy persona supozohet se kanë shtënë me armë zjarri në një shkollë në Shtetet e Bashkuara.

Sulmi në shkollën Highlands Ranch afër Denver në Kolorado, ka ndodhur të martën dhe sulmuesit janë arrestuar, ka njoftuar policia.


Kjo shkollë gjendet vetëm 8 kilometra larg shkollës së mesme, Columbine, e cila ka qenë shënjestër e një prej sulmeve më të këqija në shkollat amerikane 20 vjet më parë.

Të shtëna në një shkollë në Colorado, të paktën shtatë të plagosur - dy të arrestuar, një i dyshimtë në arrati (Video)
Lexo po ashtu Të shtëna në një shkollë në Colorado, të paktën shtatë të plagosur - dy të arrestuar, një i dyshimtë në arrati (Video)

Sulmi i fundit konsiderohet se ka shënuar sulmin e 115-të masiv me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti.

Guvernatori i Kolorados, Jared Polis ka thënë përmes një postimi në Twitter se do të dërgojë forca policore shtesë në vendin e ngjarjes.

Shtëpia e Bardhë po ashtu ka shprehur ngushëllime për viktimat, derisa zëdhënësi Judd Deere ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump “është njoftuar dhe vazhdon të monitorojë situatën”./rel/