LAJMI I FUNDIT:

QKUK jep detaje për vdekjen e 29-vjeçares shtatzënë

QKUK jep detaje për vdekjen e 29-vjeçares shtatzënë

Një 29-vjeçare shtatzënë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç njofton QKUK, ajo ishte e diagnostikuar me COVID-19, dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë Klinikën Intensive.


Por, në ri-testimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore.

Përkundër përpjekjeve  maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte.

Sipas tyre, ajo ka qenë shtatzënë në javën e 27-të, dhe ndonëse ka qenë nën monitorimin e konziliumit mjekësor, nuk është arritur të shpëtohet as foshnja.

Kjo është shtatzëna e dytë që ka humbur betejën me coronavirus në Kosovë.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njoftoi të enjten se gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 775 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 1.903 mostrave.

IKSHPK po ashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 553 pacientë, duke çuar në total 22. 690 numrin e të shëruarve.

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me coronavirus – në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste me COVID-19.

Prej tyre 964 pacientë kanë vdekur.

Raste aktive janë 13.375./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori