LAJMI I FUNDIT:

Vritet aksidentalisht një 13 vjeçar në Shqipëri

Vritet aksidentalisht një 13 vjeçar në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gërnac të Kurbinit, ku një 13-vjeçar me inicialet R. K, është vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

Paraprakisht mësohet se viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, e atje kanë gjetur armën.


Ishte kryeplaku i fshatit ai që ka telefonuar policinë, raporton Tch.

Raportohet se ata kanë dërguar bagëtitë në stan e kanë nisur të luajnë me armën e gjetur, që për fat të keq, ka qenë e mbushur.