LAJMI I FUNDIT:

Niveli i përgatitjes, trajnimet, por edhe gabimet e qëllimshme nga komisionerët – arsyet pse po ndodh rinumërimi i votave

Niveli i përgatitjes, trajnimet, por edhe gabimet e qëllimshme nga komisionerët – arsyet pse po ndodh rinumërimi i votave

Dy ditë pas përmbylljes së procesit të rinumërimit të 314 vendvotimeve,  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që në rinumërim të shkojnë edhe 530 vendvotime tjera. Ky vendim është marrë pas rekomandimeve që i ka bërë Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR), se në këto vendvotime ka pasur probleme kryesisht teknike në fletëvotime.

Numërimi i këtyre 530 vendvotimeve do të fillojë sot në ora 16:00.


Dy përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, të cilat edhe kanë bërë monitorimin e zgjedhjeve parlamentare 2019, kanë komentuar vendimin e KQZ-së për rinumërim.

Shpend Emini, drejtor i organizatës joqeveritare (D4D) në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka numëruar disa nga arsyet pse po ndodhin këto probleme.

“Votimi preferencial ia ka shtruar rrugën manipulimeve të mundshme nga vetë individët të cilët kanë për detyrë ta mbrojnë. Sidomos zgjedhjet e vitit 2010 kanë treguar se komisionerët kanë abuzuar në mënyrë masive me votimin preferencial.  I njëjti fenomen është shfaqë edhe në zgjedhjet e vitit 2014, 2017 e tash edhe në vitin 2019. Problemet më të mëdha po paraqiten në numërim, e kryesisht në votat brenda subjekteve politike. Janë disa arsye pse po paraqiten këto probleme, ato mund të lidhen nga niveli i shkollimit dhe shkathtësive që kanë komisionerët, trajnimet që ata marrin nga KQZ, por edhe gabimet e qëllimshme që bëhen nga vetë komisionerët”, ka thënë Emini për Telegrafi.

Drejtor i organizatës joqeveritare (D4D) Shpend Emini

Emini përmendi disa opsione për të shmangur këtë problem në zgjedhjet e ardhshme.

“Përderisa për këto zgjedhje nuk ka shumë hapësirë për të përmirësuar diçka përveç atyre vendimeve që i merr KQZ me rekomandim të QNR-së, duhet të mendohet se si të evitohen këto probleme në të ardhmen. Disa opsione për shmangie të këtij problem janë: numërimi elektronik; numërimi në qendra rajonale, ose centralizimi i numërimit në QNR, pra që kutitë të mos hapen në qendrat e votimit por në një lokacion qendror, që do të ulte rrezikun për manipulim nga ana e komisionerëve”, ka theksuar ai.

Për këtë temë, është deklaruar edhe drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani.

Ajo tha për Telegrafin se pavarësisht asaj që dihet se ka ndodhur një gabim teknik në formularët e KQZ-së, i gjithë procesi duhet të hetohet nga fillimi.

“Tashmë po dihet se një gabim teknik në formularët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shkaktuar gabime tjera rreth numrit të votave. Vërtet se disa komisionerë e kanë kuptuar këtë gabim por jo edhe të tjerët. Pavarësisht kësaj, mendoj se duhet të largohen të gjitha dyshimet rreth procesit të numërimit edhe padyshim që duhet të hetohet që nga fillimi ky proces, pra që nga lëshimi në formularët e KQZ-se, pastaj edhe vet komisionerët e vendvotimeve duhet të japin përgjegjësi në raste të shkeljeve eventuale”, ka thënë ajo.

Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani

Ajo shtoi se Policia dhe Prokuroria duhet të kryejnë punën e tyre në këtë drejtim, në mënyrë që këto gabime teknike të mos e prishin mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor.

“Çdo kalkulim tjetër do ta dëmtonte këtë imazh të mirë, që e treguam në zgjedhjet e 6 tetorit”, përfundoi ajo.

Ndërkohë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka ftuar Prokurorinë dhe Policinë që të qëndrojnë në (QNR), gjatë numërimit të 530 vendvotime.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Vetëvendosje me 25.50 %, pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 %, kurse Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25%. Ndërsa koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 11.57 për qind, si dhe koalicioni NISMA-AKR nuk ka kaluar pragun zgjedhor.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori