LAJMI I FUNDIT:

Niveli i inflacionit në Eurozonë shënon shifra rekorde

Niveli i inflacionit në Eurozonë shënon shifra rekorde

Inflacioni në Eurozonë ka shënuar rritjen më të lartë që nga tetori i vitit 2018.

Siç njofton Zyra evropiane e Statistikave, çmimet e konsumit në 19 vendet që përdorin euron u rritën në 2 për qind, ku kjo shifër është përtej objektivit të Bankës Qendrore Evropiane.


Të dhënat bëhen të ditura në kohën kur kufizimet kundër COVID-19 në të gjithë Evropën po lehtësohen.

Rritja e çmimeve ka ndodhur kryesisht për shkak të bllokimeve të vendosura gjatë pandemisë.

Shkalla e papunësisë në 27 vendet e Bashkimit Evropian në muajin prill ishte 7.3 për qind në prill me 15.38 milionë njerëz të papunë.

Sipas Eurostat, tregu i punës në eurozonë ka mbetur relativisht i kursyer nga pasojat e pandemisë. /Telegrafi/