LAJMI I FUNDIT:

Niveli i autonomisë së Porsche Taycan, pritej të ishte më i lartë

Niveli i autonomisë së Porsche Taycan, pritej të ishte më i lartë

Sipas EPA, niveli i autonomisë së Porsche Taycan Turbo S nuk është më i lartë se 323 kilometra

Me dukje mbresëlënëse dhe përformancë të lartë, Porsche Taycan është një makinë shumë e dëshirueshme, transmeton Telegrafi.


Por, me zhvillimin e makinave që mbushen me rrymë, ditëve të sotme kjo makinë pritej të kishte nivel më të lartë autonomie.

Raportohet se sipas EPA, Taycan nuk shkon më larg se 323 kilometra me një mbushje të vetme, derisa Mission E Concept, thuhej se arrinte deri në 482 kilometra.

Në këtë formë, Porsche Taycan, ka autonomi shumë më të ulët se sa secila Tesla që për momentin është në treg. EPA e ka testuar versionin shumë më të fuqishëm Turbo S, gjë që nënkupton se autonomia e versionit bazë është edhe më e dobët.

Ditë më parë, Porsche Taycan është testuar në mot të ftohtë dhe Greg Gyler, që është drejtuesi i OneWeb, në mot të ftohtë. Sipas tij, ai tha se i mbeti 46 për qind e baterisë, megjithëse kaloi 188 kilometra, gjë që nënkupton se Porsche Taycan ka autonomi deri në 400 kilometra.

Kjo mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim, nëse Porsche ka diçka për të thënë lidhur me pretendimet e EPA dhe nivelin e autonomisë së kësaj makine shumë të mirë. /Telegrafi/