LAJMI I FUNDIT:

Nivel i lartë i melamines edhe në dy prodhime kineze

Nivel i lartë i melamines edhe në dy prodhime kineze

Nivel i lartë i melaminit është zbuluar edhe në dy prodhime kineze, lajmëruan mbrëmë autoritetet koreanojugore në Seul.

Administrata e Koresë së Jugut për mbikqyrje të ushqimit dhe barnave theksoi se melamini është zbuluar në biskotat me djath "Nabisko Ric", në prodhim të "Danjang dej brajt".

Melamini, deri më tani, është zbuluar në gjashtë prodhime të importuara në Korenë e Jugut nga Kina dhe Hong Kongu. Korea e Jugut ndaloi importin e të gjitha prodhime ushqimore kineze që përmbajnë qumësht pluhuri. Imporin e qumshtit pluhur nga kina e ka ndaluar edhe Bashkimi Evropian.