LAJMI I FUNDIT:

Nitaj i reagon ministrit të Shqipërisë: Qenke në kohen e ‘vëllezërve kinez e miqve kosovarë’

Nitaj i reagon ministrit të Shqipërisë: Qenke në kohen e ‘vëllezërve kinez e miqve kosovarë’

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Arben Ahmetaj, i cili e ka cilësuar si jo të shëndetshme rritjen e taksës prej 100% nga Kosova për produktet serbe.

Nitaj,në një shkrim në Facebook ka thënë se duhet një taksë edhe për Ministrin shqiptar Ahmetaj.


“Një taksë edhe për Ministrin shqiptar Ahmetaj, aman!. Ministri shqiptar i financave, Arben Ahmetaj, paska deklaruar se taksa e Qeverisë së Kosovës për produketet serbe, nuk qenka e shëndetshme!”, ka shkruar Nitaj.

E porosis Ministrin Ahmetaj, thotë Nitaj, të kujdeset për shëndetin e Qeverisë së tij dhe hiç mos ta ketë gajle shëndetin tonë!

“Ai në vend që ministrit serb të financave t’i kërkojë sqarime për agresionin ekonomik e politik të Serbisë ndaj Kosovës, paska premtuar lehtësira për importet nga Serbia! S’ka problem, veç dushk për gogla mos na shitni! Këtij farë ministri i paska ngelur sahati në kohën e “vëllezërve kinezë e miqve kosovarë”!”, ka përfunduar Nitaj.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100% është vlerësuar si jo e shëndetshme për ekonominë e dy vendeve, nga ana e ministrit të Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori