LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Rama vazhdon ta poshtërojë popullin shqiptar

Nitaj: Rama vazhdon ta poshtërojë popullin shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vazhdon të kritikohet ashpër nga politika kosovare për shkak të mbështetjes së tij për krijimin e Mini-Schengenit Ballkanik, pavarësisht faktit se Serbia nuk e ka njohur Kosovën shtet dhe vazhdon të mohojë masakrat që ka kryer gjatë kohës së luftës ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare.

Ish-deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj kreut të qeverisë shqiptare i cili në takimin e fundit në Durrës nuk hezitoi ta quajë kryeministrin e Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj një gënjeshtar.


“Ne në Kosovë nuk kemi pse çuditemi me sharlatanizmin e Edi Ramës që vishet si Hamid Karzaji e shkon në Londër me patika “Adidas”. Ne s’kemi pse habitemi edhe kur ai i fyen politikanët në Kosovë e u thotë edhe gënjeshtarë! Ne s’kemi pse mërzitemi kur ai krijon aleanca me Vuçiqin e Serbinë, e cila hala i përligj masakrat e pushtetit të Millosheviqit në Kosovë, (u tha se ai gjatë kohës se këtyre masakrave paskësh qenë në Paris) sepse aleanca të tilla kemi mbijetuar edhe më parë”, shkruan Nitaj në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Për më tepër, ish-deputeti Nitaj shpreh habinë se si populli shqiptar vazhdon ta durojë deklarime të tilla të kryeministrit Rama.

“Por ne në Kosovë duhet të tmerrohemi se si Edi Rama vazhdon ta fyejë e ta poshtërojë, ta luftojë e ta nënshtrojë popullin shqiptar, që është ndër më të panënshtrueshmit në Tokë, e ai hala e duron!”, shkruan Nitaj.

Ndryshe, kryeministri Edi Rama tha se Kosova po humb respektin dhe reputacionin me këto refuzime në takimet për Mini-Schngenin, ndërsa deklaroi se nuk ndien përgjegjësi personale për mungesën e Kosovës në këtë samit. Ai madje e quajti gënjeshtar Haradinajn duke thënë se Kosovës nuk iu vendosën kushte për të qenë pjesë e takimit.

“Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri. Gënjen nga padija apo me qëllim, nuk kam arritur ta zbuloj. Por është një gënjeshtar. E vërteta është se këtu nuk pati kusht apo detyrim për Kosovën. Kjo nismë ka thjesht një qëllim, të zbatojë marrëveshjet e bëra më parë mes të gjitha vendeve. Unë dua që në këtë proces të fusim edhe elementë të tjerë, siç është elementi që ka të bëjë me zhbllokimin e ngërçit me energjinë. Ajo s’bëhet me Facebook e me barrikada patriotësh në rrjete sociale. Kjo është një gënjeshtër [e Haradinajt] sepse s’ka asnjë lloj detyrimi në këtë proces. Nëse Kosova hyn në këtë proces dhe thotë se ‘këtë marrëveshje për lëvizjen e lirë që Shqipëria e bën me Serbinë, unë nuk dua ta bëjë me Serbinë, por me shtetet tjera’, askush s’i thotë se duhet t’i pranojë o të gjitha o asnjë”, tha Rama.

Ndryshe, dje në Tiranë u mbajt takimi i tretë i vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me projektin e mini-Schngenit ballkanik”, ku morën pjesë liderët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori