LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Nuk arritëm ta gjejmë urdhërdhënësin e deportimit të gjashtë turqve

Nitaj: Nuk arritëm ta gjejmë urdhërdhënësin e deportimit të gjashtë turqve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, njëherësh një nga anëtarët e Komisionit hetimor për rastin e gjashtë shtetasve turq, ka thënë se Komisioni nuk ka arritur që të dëshmojë për urdhërdhënësin e deportimit të qytetarëve turq.

“Nuk kemi arritur ta dëshmojmë urdhërdhënësin, por kemi arritur të dëshmojmë një numër shkeljesh. Ky raport është një bazë e mirë për adresimin e përgjegjësisë. Tani radhën e kanë institucionet e tjera, që janë të ndara nga Kuvendi i Kosovës”, ka theksuar Nitaj, për RTK.


“Shpeshherë e vërteta e pretenduar edhe kur është absolute është e pavlefshme nëse nuk arrin të argumentohet”, ka thënë ai. /Telegrafi/