LAJMI I FUNDIT:

Nitaj, krejt fajet për dështimin e seancës ia lë Adem Mikullovcit

Nitaj, krejt fajet për dështimin e seancës ia lë Adem Mikullovcit

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka komentuar situatën që është krijuar në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së sotme.

Ai më së shumti në këtë proces e ka thumbuar kryesuesin e seancës, Adem Mikullovcin e Vetëvendosjes, duke thënë se ai po sillet si mbret. Nitaj ka bërë me dije se institucionet e vendit nuk do të jenë peng as i grupimeve politike, e as i individëve.


“Kryesuesi i mbledhjes konstitutive nuk mund te sillet si mbret. Ai nuk ka mandat as të ndërpres mbledhjen, siç beri sot, e as ta thërras mbledhjen pa konsultimet paraprake me forcat politike, posaçërisht me PAN-in, nga radhët e te cilit duhet te jete kryetari i Kuvendit. Ç‘është ajo mesele që Adem Mikullovci, pa konsultime me askënd, të thotë nesër në orën 10 është mbledhja e radhës.  Kjo është tallje me procedurat, me rregulloren dhe me kushtetutën”, ka thënë Nitaj për Gazetën Express.

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së ka treguar se PAN është brenda afatit të vet ligjor dhe do të marrë pjesë në mbledhje kur mbledhja thirret si i ka hije një parlamenti e jo siç i teket një fare kryesuesi aksidental.

“PAN është duke diskutuar intensivisht se si te dilet nga kjo situatë dhe të krijohen institucionet e vendit brenda afatit kohor. Mirëpo duket se dikush është i interesuar ta çojë ketë çështje deri në pafundësi”, është shprehur ai.

Nitaj thotë se institucionet e vendit nuk do të jenë peng as i grupimeve politike, e as i individëve.

“Është e drejta absolute që PAN të propozojë bash kënd të dojë për Kryetar të Kuvendit. Deputetet krejt çka mund te bëjnë është të votojnë pro ose kundër. Kështu thotë Kushtetuta, e cila nuk është se është me e mira, por e tille është”, ka thënë Nitaj. /Express/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori