Këngëtarja shqiptare, Nita Latifi, është e vetmja konkurrente nga Kosova në spektaklin e shumë shikuar, Big Brother VIP ALbania.

Ajo u fut pak më vonë se banorët e tjerë, por që me qetësinë e saj, kulturën dhe edukatën familjare të treguar, fitoi zemrën e shumë prej ndjekësve të këtij programit dhe rrugëtoi për një kohë shumë të gjatë.


Sot (e martë), Nita ka shënuar ditën e saj të 100-të brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

nitt Foto: Nita Latifi/InstaStory

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Nitës në Instagram e cila aktualisht mirëmbahet nga familjarët e saj, e cila ka shpërndarë një video të këngëtares ku flet për 100 ditëshin e saj.

Nita për qëndrimin e saj dhe mënyrën se si ka luajtur ka marrë komplimente shumë të mira edhe nga opinionistët e programit.

Arbër Hajdari tha në një nga mbrëmjet e spektaklit se ajo duhet të jetë krenare që “ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë Kosovën me edukatën që ka treguar”, gjersa opinionistja tjetër Zhaklin Lekatari, e ka quajtur “Shotë Galica e Big Brotherit”, në shenjë nderimi për personalitetin e saj. /Telegrafi/

341561731 730068508906647 2942420498870849465 n