Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love Story”
Ti, mund të mendosh se është shumë e zënë me të gjitha këto angazhime, ama, aktorja ka ende kohë për të gjetur dashurinë e vërtetë, si dhe për t’i folur vetes para pasqyrës.
Në një intervistë për Bustle, ajo ka zbuluar ca të pathëna interesante nga jeta e saj dhe mënyrën se si e sheh botën, me një qasje romantike dhe të këndshme.
Ajo tregoi se i flet vetes shpesh para pasqyrës dhe ndau disa nga afirmimet që bën para pasqyrës: “Ji guximtare, ndërmerr rreziqe”, shprehet fillimisht, duke vijuar: “Jam gati për dashurinë. Qëllimi im është të jem vetja, ndërsa bota më shtyn, më tërheq dhe më tundon”, përfundon ajo.
Nëse prej vitesh ke menduar se Pamela është një grua interesante, na lejo të të themi një fakt që do të të bëjë të intrigohesh më shumë. Ajo i gatuan pastat me salce me petale trëndafilash, thjesht sepse mundet.
Ah, mban edhe ditar, e ke parasysh, për të manifestuar më mirë.
Për t’u rikthyer te praktika e të folurit para pasqyrës: A është e këshillueshme?
Mund të kesh parë në TikTok që shumë njerëz e këshillojnë këtë metodë, pasi i bën të ndihen më mirë dhe ta shohin veten me më shumë dashuri. Këtë praktikë mund ta bësh ndërkohë që vishesh dhe bëhesh gati për punë, ndërkohë që vendos bizhuteritë, ose edhe kur do të bësh foto. Metoda është e thjeshtë: I flet vetes me mirësi dhe thua afirmime pozitive.
Sipas Tara Well, psikologe e licensuar, shkencëtare hulumtuese dhe profesore në universitetin “Barnard College of Columbia”, pasqyrat mund të zgjojnë ndjesi të forta te ne, duke na ndryshuar edhe perspektivat dhe mënyrën se si ne e shohim veten. Pasqyrat nxjerrin në pah atë që ne përpiqemi t’ia fshehim botës.
Sipas saj, dëshira që të shihemi nga të tjerët është bazike dhe normale. Përdorimi i pasqyrës të ndihmon me vetëreflektimin dhe dashurinë ndaj vetes, pasi mund ta shohësh veten përtej një shëmbëlltyre.
Tara shpjegon se fillimisht njerëzit ndihen si një siklet kur i flasin vetes para pasqyrës dhe kjo është mëse normale. Më pas, mësohesh dhe bën një vështrim edhe më të thellë të botës tënde të brendshme, duke e pranuar dhe dashur veten tënde nga jashtë. Zakonisht, pas një periudhe kohore, ti nuk sheh më imperfeksionet e tua, por përqendrohesh te gjërat e bukura, tek tiparet e tua dhe nis ta pranosh veten dhe të kesh më shumë besim tek aftësitë e tua.
Pse funksionon kjo metodë?
Ekspertët thonë se duke qëndruar përballë shëmbëlltyrës tënde krijon një lidhje më të ngushtë me veten, arrin të menaxhosh më mirë emocionet e tua dhe madje, mund të bëhesh njeri më empatik, pasi mëson se ndjesitë janë të zakonshme për të gjithë, qofshin ato pozitive ose jo.
Ndërsa ne shpenzojmë shumë kohë përballë pajisjeve teknologjike, e humbim paksa sensin e vetvetes dhe mendojmë se reflektimi ynë varet nga këndi i kamerës ose reflektimi që shohim në telefon. Në fakt, të shohësh veten në pasqyrë, tregon jo vetëm një reflektim të ri, por është edhe një mënyrë më e mirë e rilidhjes me veten, citon Anabel.
Si ta aplikosh këtë metodë?
Shkruaj qëllimin për të cilin do ta aplikosh metodën dhe kalo kohë me veten para pasqyrës.
▪ Merr frymë thellë para se të nisësh t’i flasësh vetes
▪ Përqendrohu te sytë dhe fol me pozitivitet për veten
▪ Shiko nëse po tregohesh kritik/e ndaj vetes
▪ Mbaj mend se ku përqendrohesh më shumë, te defektet apo tek të mirat e tua, për të reflektuar në vijim
Disa afirmime pozitive:
▪ “Sa bukur dukem sot!”
▪ “Më pëlqen shumë fakti që njerëzit mendojnë se jam kaq i/e bukur dhe i/e zgjuar.”
▪ “Jam kaq kreativ/e!”
▪ “Ndihem shumë mirë dhe i/e lumtur!”
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sheikha Moza, në moshën 65-vjeçare, mahniti në ekspozitën e dedikuar modës

Cilat ngjyra ju rinojnë, e cilat ju bëjnë të dukeni edhe më të moshuara?

Marrëdhënia intime që ndihmon në ngjizje: Si të rritni shanset për shtatzëni

Qëndrimi në diell me rroba banje të lagura krijon ambient ideal për baktere dhe kërpudha

Psikologu nga Kosova paralajmëron prindërit: Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Prindërit tuaj ju rritën mirë nëse keni këto katër zakone të përditshme

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë