LAJMI I FUNDIT:

Nissani me SUV të ri, lider në sferën e makinave elektrike (Video)

Nissani me SUV të ri, lider në sferën e makinave elektrike (Video)

Tokyo Motor Show që zhvillohet gjatë kësaj jave, do të jetë panairi ku do të shfaqen shumë modele të paralajmëruara, si dhe tjerat që do të lansohen.

Në mesin e tyre është edhe SUV-i i ri nga Nissani, që pritet të jetë lider i fuqishëm në sferën e makinave elektrike, transmeton Telegrafi.


Deri më tani është shfaqur vetëm pjesa e jashtme e kësaj veture, e krijuar me anë të një sistemi 3D.

Modeli që pritet ta shohim së shpejti, thuhet të jetë shumë më i sofistikuar se prodhimet nga Tesla. /Telegrafi/