LAJMI I FUNDIT:

Nissan do ta prezantojë në panairin e Gjenevës, një makinë të fuqishme elektrike (Foto)

Nissan do ta prezantojë në panairin e Gjenevës, një makinë të fuqishme elektrike (Foto)

Koncepti i IMQ, dallon në çdo aspekt prej veturave të zakonshme

Disa muaj pasi e prezantoi konceptin e IMS në Detroit, Nissan ka bërë të ditur se do ta shfaqë IMQ në Geneva Motor Show, transmeton Telegrafi.

Në imazhet e shpërndara, prodhuesi japonez, ka treguar se kjo makinë  fuqishme elektrike, dallon shumë prej veturave të zakonshme, që i kemi parë deri më tani.

“Është e ardhmja e mobilitetit që ofron Nissan, me stil unik dhe mundësi shumë ekonomike. Fuqia e këtij EV, nuk është parë deri më tash” thuhet shkurt për konceptin që do të shfaqet në panairin e Gjenevës.

Deri më tani, i kemi vetëm pamjet e IMS prej të cilit nuk pritet të dallojë shumë, por vërehet se IMQ është një crossover me dy dyer, për dallim prej konceptit tjetër që i ka katër dyer.

Brendia ka dallime prej makinave të zakonshme, duke nisur prej formës së timonit, si dhe ekraneve të shumta të ndjeshme në prekje.

Detajet për këtë Nissan, pritet të mësohen edhe ditëve në vijim, derisa të fillojë panairi gjatë muajit që vjen. /Telegrafi/