LAJMI I FUNDIT:

Nissan Rogue me shirita lëvizëse në vend të rrotave (Foto)

Nissan Rogue me shirita lëvizëse në vend të rrotave (Foto)

Në New York Auto Show 2017, Nissan do të sjellë makinën që në vend të rrotave, ka shirita lëvizëse sikur të tankeve.

Modeli Rogue, që ka strukturë të gjerë dhe është shumë i lartë, ka mundësi të lëvizë nëpër të gjitha terrenet e vështira, transmeton Telegrafi.


Me 170 kuajfuqi, ky crossover me 2.5-lira është mjaft i qëndrueshëm dhe ka kapacitetet të kaloi shtigje të gjata.

Në anën tjetër, meqenëse është i dedikuar për vende të largëta, pritet të ketë edhe disa mundësi tjera, të cilat do të publikohen javën që vjen. /Telegrafi/