LAJMI I FUNDIT:

Nissan Leaf i ri , vetura më e shitur elektrike e të gjitha kohërave, arrin vlerësim me 5 yje në testet e sigurisë së veturave

Nissan Leaf i ri , vetura më e shitur elektrike e të gjitha kohërave, arrin vlerësim me 5 yje në testet e sigurisë së veturave

Programi i ri evropian i kontrollimit të veturave ka çertifikuar veturën Nissan Leaf me vlerësimin më të lartë për sigurinë.

LEAF është vetura e parë e testuar nën programin e ri evropian për testimin e sigurisë së veturave protokollit të zgjeruar nga viti 2018.

Protokolli i testimeve të sigurisë për vitin 2018 sjellë një varg testesh të reja që adresojnë skenare më të shpeshta të ndeshjeve me përfshirje të veturave, këmbësorëve dhe çiklistëve.

Në këto teste të Euro NCAP, Nissan LEAF u vlerësua 93% për siguri për të rritur dhe vlerësim 86% për mbrojtje të fëmijëve.

Ky vlerësim përcaktohet nga një seri e testeve të veturave që në mënyrë të thjeshtë reflektojnë skenare të aksidenteve nga jeta reale që mund të rezultojnë në lëndime.

Kujtojmë se Nissan LEAF së fundmi u shpall edhe vetura më e mirë ekologjike. /Telegrafi/