LAJMI I FUNDIT:

Nissan ka nxjerrë nga prodhimi një milion njësi nga modeli Juke (Foto)

Nissan ka nxjerrë nga prodhimi një milion njësi nga modeli Juke (Foto)

Kërkesa e madhe në treg, ka bërë që të prodhohen një milion njësi nga modeli Juke

Gjiganti japonez Nissan, ka bërë të ditur se e ka nxjerrë nga prodhimi makinë e një miliontë të modelit Juke, në bazën që e ka në Sunderland të Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.

E para makinë nga kjo linjë, është lansuar para tetë vitesh, teksa tani ka pësuar ndryshime të shumta dhe pozitive.

“Kur e lansuam ishte më ndryshe, por kërkesa e madhe bëri që ta adoptojmë për të plotësuar nevojat e secilit. Që kjo të jetë e mundur, e kemi ndërtuar një segment të ri vetëm për Juke”, kanë thënë zyrtarë të kompanisë.

I një milionti ishte Juke Nismo me ngjyrë të kaltër, ndërsa bëhet e ditur se blerësit evropian e duan më së shumti me ngjyrë të zezë.

Deri më tani, ka 26,000 versione të Juke, të personalizuara për klientët si në eksterier, ashtu edhe në enterier.

Gjatë vitit të kaluar, në Evropë janë shitur 95,000 Juke, teksa në Shtetet e Bashkuara 10,157.

Megjithëse do të zëvëndësohet nga modeli Kicks, pritet që të prodhohet edhe në shumë njësi, pasi që kërkesa vazhdon të jetë e lartë.

Kjo nuk është e vetmja arritje e kohëve të fundit në Nissan, që ka nxjerrë nga prodhimi edhe makinën e tre miliontë nga modeli Qashquai. /Telegrafi/