LAJMI I FUNDIT:

Nissan Juke vjen në shtator me stil të ndryshuar

Nissan Juke vjen në shtator me stil të ndryshuar

Më tre shtator, do ta shohim të plotë këtë makinë hibride

Ishte në treg për shtatë vite dhe modelit Juke po i vërehet mosha, andaj Nissan ka vendosur ta sjellë gjeneratën e dytë, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, e kemi parë teksa testohej me shtresa kamuflazhi, ndërsa tani është shpërndarë një fotografi, që e tregon vetëm një pjesë të kësaj makine që lansohet më tre shtator.

Megjithëse nuk vërehet aq shumë, shihet një dritë e makinës, që është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e sipërme është drita LED me formë shumë të ngushtë, derisa poshtë është drita rrethore që do të përdoret për shfrytëzim ditor.

Kjo makinë që do të ketë stil të ndryshuar, është ndërtuar në të njëjtën platformë sikurse Renault Clio. Të njëjtin sistem do ta ketë edhe në brendi, me motor 1.6 litra si dhe një tjetër elektrik 9.8kWh, që i mundëson autonomi deri në 32 kilometra. /Telegrafi/