LAJMI I FUNDIT:

Nissan imiton Diellin në përpjekje të krijojë ngjyrën më të mirë për vetura (Foto)

Nissan imiton Diellin në përpjekje të krijojë ngjyrën më të mirë për vetura (Foto)

Simulime të suksesshme të rrezeve të Diellit, në një laborator në Detroit

Çfarë e bën jetën e mundur në Tokë, e dëmton më masë të madhe edhe pjesën e jashtme të veturave, transmeton Telegrafi.


Ekspozimi i gjatë në rrezet e Diellit, dëmton me kohë pjesën e jashtme të veturave, veçanërisht ato që ndodhen në zona me klimë vazhdimisht të nxehtë.

Për të ndaluar këtë fenomen, prodhuesit e makinave kane investuar shumë kohë dhe para, në mënyrë që eksterierët të mbrohen nga rrezet UV. Inxhinierët e Nissan, kanë kompletuar një pajisje që punon me ksenon dhe imiton kushtet specifike të motit, në përpjekje që të testojnë mundësinë se sa mund të durojnë materialet në mot të nxehtë.

Prodhuesi japonez ka studiuar efektin e energjisë diellore në ngjyrën e eksterierit dhe materialeve tjera të makinave, përmes simulimit ku janë aktivizuar drita me ksenon që lëshojnë 4,000 wat, emetim i njëjtë i gjatësisë së valëve, po aq sa edhe i rrezeve të Diellit. Janë tri pjesë veturash, që rrotullohen gjatë tërë kohës nën dritat me ksenon, për të imituar lëvizjen e Diellit nëpër orbitën hapësinore.

Pasi të kenë përfunduar xhirot e parashikuara, inxhinierët i shikojnë mostrat për dëmet që kanë pësuar. E gjithë kjo, në përpjekje që të krijohen kushte për evitimin e dëmeve, si dhe mundësitë më të mira në rast riparimi.

Deri më tani, këtë proces e kaluan 100 mostra dhe pritet të hulumtohen në hollësi nga ekspertët e Nissan, se çfarë e shkakton dëmtimin, që deri më tani ishte i pashmangshëm dhe është shumë i kushtueshëm. /Telegrafi/