Në këtë formë, kjo bishë mund të arrijë shpejtësi marramendëse dhe arritje në pistë

Gara Hill Climb kërkon vetura të shpejta dhe të shkathëta, që kanë mundësi të përshpejtojnë dhe të zënë kthesat e shumta të pistave, transmeton Telegrafi.

Franco Scribante Racing e ka prezantuar modelin GT-R, me të cilin merr pjesë në këtë garë, te i cili bien në sy krahët gjigant që nuk janë parë te ndonjë veturë tjetër, për t’i rritur aerodinamikën.

Pjesës së përparme i janë shtuar dy pjesë gjigante, në anën e pasme është një krah tjetër shumë i madhe, si dhe në pjesën e poshtme, disa prerje shtesë. Të gjitha këto janë punuar me metali me fije karboni, që ta bëjë sa më të lehtë.

Derisa është në shpejtësi të lartë, ky format ia qendrën e rëndesës dhe e mbanë sa më të ngjitur për toke, vetëm se nuk bëhet e ditur ndonjë shifër për raportin fizik.

Pjesa e jashtme, e ka pamjen sikur të gjithë Nissan GT-R tjerë, vetëm se disa panele i janë zëvendësuar me të tjera me fibra karboni.

Raportohet se kjo makinë që prodhon deri në 2,200 kuaj fuqi, të tregojë sukses në garën që zhvillohet nga dy deri më pesë maj. /Telegrafi/