LAJMI I FUNDIT:

Nissan anulon planet për prodhimin e automjetit të ri në Britani të Madhe pas BREXIT-it

Nissan anulon planet për prodhimin e automjetit të ri në Britani të Madhe pas BREXIT-it

Dalja pamarrëveshje e Britanisë së Madhe mund të shkaktojë dëme të mëdha ndaj ekonomisë, ndërkohë që shqetësimet në vend po kthehen gradualisht në realitet.

BREXIT mund të sjellë dëme të mëdha në prodhim, investime dhe vende të punës, ndërkohë që Britania e Madhe po has vështirësi në përfundimin e negociatave brenda afatit të 29 marsit.


Gjiganti i industrisë së makinave Nissan, hodhi poshtë planet për të ndërtuar modelin e ri X-trail në Britani të Madhe, pikërisht prej shqetësimeve të daljes pamarrëveshje.

Ministri i Biznesit në Britani të Madhe, Greg Clark, e përshkroi planin e Nissan si një goditje të madhe për rajonin.

“Është një goditje e madhe, për shkak se prodhimi i X-trail në Britani të Madhe ishte një lajm shumë i mirë, një krijim i 700 vendeve të punës në një nga fabrikat më të suksesshme. Kam punuar shumë për këtë dhe punëtorët gjithashtu, ku largimi i Nissan përbën një goditje në industrinë e makinave dhe për të gjithë ne që e humbëm”, tha Clark.

Industria e makinave në Britani, që përbën një punëdhënës të madh në vend, po kthehet në një viktimë të BREXIT-it.

Për sektorin e shitjeve me pakicë, ekzekutivët e rrjeteve kryesore të supermarketeve, kanë paralajmëruar për zbrazjen e rafteve dhe rritjen e çmimeve në rast të BREXIT-it pamarrëveshje. /Telegrafi/