LAJMI I FUNDIT:

Nisma Socialdemokrate me 10 deputetë, Grupi do të quhet NISMA-AKR-6 plus

Nisma Socialdemokrate me 10 deputetë, Grupi do të quhet NISMA-AKR-6 plus

Grupit Parlamentar Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re (AKR), sot i janë bashkuar edhe katër deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.


Shala tha se marrëveshja është kryer, veçse të enjten siç tha ai në Kuvendin e Kosovës do të kryhen procedurat tjera formale.

Ai po ashtu tregoi se këtij grupi i janë bashkuar këta deputetë: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli.

“Po është e vërtetë që Grupit Parlamentar i janë bashkuar dhe katër deputetë: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli. Grupi do të quhet NISMA-AKR-6 plus. Marrëveshja është kryer, nesër në Kuvend do të kryhen çështjet tjera procedurale”, ka thënë Shala. /Telegrafi/