LAJMI I FUNDIT:

Nisma: QNR shkeli ligjin kur i hapi dyert votave ilegale nga Serbia

Nisma: QNR shkeli ligjin kur i hapi dyert votave ilegale nga Serbia

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku është diskutuar për administrimin e rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe në veçanti numërimin e votave të cilat kanë ardhur jashtëligjshëm nga Serbia.

Në një komunikatë dërguar mediave, Nisma njofton se në bazë të numërimit të votave të rregullta do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.


Në anën tjetër, Nisma me shqetësim ka përcjellë zhvillimet e djeshme ku në mënyre të papritur dhe duke mos respektuar procedurat ligjore, votat e parregullta të ardhura nga Serbia janë bartur në QNR dhe janë numëruar.

“Nisma Socialdemokrate vlerëson se QNR ka shkelur ligjin kur i ka hapur dyert votave ilegale nga Serbia duke i pranuar ato pa vlerësimin ligjor se a janë apo nuk janë të rregullta dhe pa vendim të KQZ-së. Në raportin e 11 tetorit vet divizioni për shërbimin e votuesve jashtë vendit, në raportin që ia ka paraqitur KQZ-së, ka identifikuar një mal parregullsi për këto vota të ardhura nga Serbia”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

“Duke filluar nga ajo që ato nuk kanë ardhur përmes postës dhe nuk janë postuar ashtu siç e parasheh ligji për votim me postë, por janë bartur në paketa dhe janë sjellë në postën numër 6 në Prishtinë, e deri tek ardhja e këtyre votave të grumbulluara në paketa, ku siç e thotë raporti paketa më e vogël i ka 157 zarfe, ndërsa paketa më e madhe i ka 238 zarfe”.

Nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta
Lexo po ashtu Nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Më tutje, Nisma thotë se mbi 2000 vota kanë ardhur në 19 paketa që është në kundërshtim të plotë me Ligjin për Zgjedhjet numër 03/L 073 neni 97 pika 1.

“Pastaj me shumë parregullsi siç janë zarfet identike që secila me nga një shenjë. Përveç këtyre parregullsive ligjore, kur i shtojmë asaj që për këto vota është hapur hetime për shkak të dyshimit për helmim, e që kemi parë pasoja të njerëzit. Janë dhjetëra zyrtarë që kanë kërkuar ndihme mjekësore dhe për këtë çështje është hapur hetim nga Prokuroria dhe përkundër krejt kësaj, pa pasur një raport përfundimtar nga Prokuroria për hetim, ato vota janë dërguar në numërim”.

Nisma dyshon se dikush është i interesuar përmes kontrabandimit të këtyre votave të paligjshme të prishë procesin zgjedhor duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor dhe të deformojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

“NISMA i bën thirrje KQZ-së, të kryejë detyrën e saj kushtetuese si autoriteti kryesor në respektimin e ligjit dhe rregullores se saj në administrimin e drejtë të këtij procesi zgjedhor dhe të mos lejojë që përmes trafikimit të votave të parregullta të deformojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur në zgjedhjet e lira. Nisma po përcjellë në vazhdimësi çdo hap të këtij procesi dhe do të angazhohet që vullneti i mbi 40 mijë votuesve tanë të mos deformohet nga askush”, përfundon komunikata e Nismës.

Në trend

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ukrainës i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj!

Ukrainës i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj!

Richard Kemp
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Kalo në kategori