LAJMI I FUNDIT:

Nisma: Në Drenas ka pasur shumë parregullsi në procesin e votimit

Nisma: Në Drenas ka pasur shumë parregullsi në procesin e votimit

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se në Drenas ka pasur shumë parregullsi në procesin e votimit.

Sipas Nismës, militantët e PDK-së të ndodhur para humbjes, janë duke ushtruar presion te votuesit.


“Nisma Socialdemokrate dega në Drenas është duke e përcjellë dhe monitoruar hap pas hapi procesin zgjedhor nëpërmjet komisionerëve dhe vëzhguesve tanë. Militantet e PDK-së të ndodhur para humbjes së sigurt në disa qendra të votimit po mundohet të ushtroj presion votuesve duke qëndruar para shkollës personat të caktuar tentojnë të manipulojnë me vullnetin e qytetareve.

Presion mbi votuesit kanë raportuar komisioneret dhe vëzhguesit tanë në Qendrat e Votimit në Komoran dhe në Sankovc. Po ashtu edhe mediet kanë raportuar në lidhje me lënien e letrave me numrat e subjektit të PDK-së në kabinat e votimit në Shkollën fillore “Rasim Kiqina” në Drenas.

I bëjmë thirrje KQZ-së dhe të gjitha institucioneve relevante të marrin masa konform ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi me të vetmin qellim që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike.

Duke qenë se kanë mbet edhe pak orë deri në mbyllje të qendrave të votimit iu bëjmë thirrje të gjithë qytetareve pa dallim të dalin dhe të votojnë, duke kryer ketë obligimin qytetar ne kontribuojmë të gjithë së bashku në ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik. NISMA Socialdemokrate kërkon që të mbrohet vota si vullnet i lirë i qytetareve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Nismës.

Në trend

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Kalo në kategori