LAJMI I FUNDIT:

Nisi peticion dhe i shkroi letër presidentit Macron për heqjen e vizave për Kosovën, Shchneebergern thotë se nuk mori asnjë përgjigje

Nisi peticion dhe i shkroi letër presidentit Macron për heqjen e vizave për Kosovën, Shchneebergern thotë se nuk mori asnjë përgjigje

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka treguar se nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga presidenti francez, Emmanuel Macron ani pse ajo i kishte dërguar një letër ku kishte kërkuar që t’i hiqen vizat Kosovës.

Shchneeberger ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter, se një javë më parë i kishte dërguar këtë letër presidentit Macron dhe i njëjti nuk i ka kthyer përgjigje.


“I dërgova letrën presidentit Emmanuel Macron një javë më parë. Anjë përgjigje dhe pa viza deri tani. Ndërkohë 16 mijë e 162 nënshkrime”, ka shkruar ajo.

Në letrën që Shchneeberger i kishte dërguar Macron ajo kishte kërkuar që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Po ju shkruaj për një çështje urgjente. Bëje të mundur liberalizimin e vizave për Kosovën. Shumica dërrmuese është në favor, tani nevojiten vetëm votat e fundit të mbetura. Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë sikurse ne. Duke vënë veto për liberalizimin e vizave, ne jemi duke afektuar shumë jetëra në anën negative. Kjo padrejtësi e njëanshme duhet përfundimisht të marrë fund”, kishte shkruar Shchneeberger në letrën e saj.

Shchneeberger javë më parë kishte nisur një peticion online për heqjen e vizave për Kosovën.

Schneeberger publikon letrën dërguar Macronit, me rreth 16 mijë nënshkrime kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën
Lexo po ashtu Schneeberger publikon letrën dërguar Macronit, me rreth 16 mijë nënshkrime kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Në Samitin e BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt më 23 qershor u diskutua shumë për liberalizimin e vizave për Kosovën, por nuk pati asgjë konkrete.

Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave por Franca dhe Holanda konsiderohen dy shtetet më skeptike për këtë proces. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori