LAJMI I FUNDIT:

Nisën karrierën bashkë, Ben Affleck dhe Matt Damon zbulojnë se dikur ndanin të njëjtën llogari bankare

Nisën karrierën bashkë, Ben Affleck dhe Matt Damon zbulojnë se dikur ndanin të njëjtën llogari bankare

Nuk është sekret që Ben Affleck dhe Matt Damon u ngritën si aktor në Hollywood së bashku.

Miqtë e shkollës së mesme fituan një “Oscar” në 1998 për “Good Will Hunting”, të cilin të dy e shkruan dhe luajtën.

Aktorët tani kanë zbuluar gjithashtu se dikur kishin një llogari bankare të përbashkët, shkruan Marca.


Foto: Getty Images

Në episodin e fundit të “The Bill Simmons Podcast”, dyshja nga Kembrixh, Massachusetts zbuluan pse kishin këtë marrëveshje financiare “të pazakontë”.

Damon foli fillimisht për këtë temë duke thënë: “Ishte e pazakontë, por na duheshin paratë për audicione. Ishte një gjë e çuditshme, në retrospektivë”.

Foto: Getty Images

“Ne do të ndihmonim njëri-tjetrin dhe do të ishim aty për këtë. Ishte sikur, ‘Ti nuk do të jesh vetëm. Unë nuk do të jem vetëm. Le të dalim atje dhe ta bëjmë këtë së bashku”, shpengoi tutje Affleck.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shkëlqejnë përkrah njëri-tjetrit në ceremoninë e ‘Grammy Awards’
Lexo po ashtu Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shkëlqejnë përkrah njëri-tjetrit në ceremoninë e ‘Grammy Awards’

Aktorët, të cilët po promovojnë filmin e tyre të ri “Air”, gjithashtu shpjeguan se kishin rregulla në lidhje me përdorimin e llogarisë së tyre bankare të përbashkët.

Foto: Getty Images

“Ju lejoheshit të shkonit në New York me paratë. Ju lejoheshit të nxirrnit 10 dollarë dhe të merrni çerek dhe të shkoni në ‘arcade’ dhe të luani videolojëra”, thanë ata, duke shtuar “përfundimisht, ne u lejuam të përpiqeshim të blejmë birra, e cila nuk ka funksionuar kurrë”.

Matt Damon zbuloi se roli i tij si toger Britton Davis në filmin “Geronimo: An American Legend” të vitit 1993, ishte nxitja e parë financiare për llogarinë e tyre.

“Përderisa njëri prej nesh kishte para, e dinim që energjia nuk do të fiket. Pas Geronimos, unë ndoshta kisha para të mira në bankë. Dhe thash ‘jemi mirë për një vit”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori