LAJMI I FUNDIT:

Nis shpallja e rezultateve, këta janë më të votuarit nga PS e PD

Nis shpallja e rezultateve, këta janë më të votuarit nga PS e PD

Këmbanat që bien në prag të Pashkës ortodokse lajmëruan edhe përfundimin e rezultateve paraprake të kandidatëve që garuan për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në rang vendi, nga të gjitha forcat politike më i votuari është Taulant Balla me mbi 21 mijë vota, pas tij renditet Fatmir Xhafaj.


Ndërsa vendin e tretë e mban kryetari i PD-së, Lulzim Basha me një diferencë rreth 200 votash me kryetarin e PS-së, Edi Rama i cili renditet i katërti. Ndërsa gruaja më e votuar demokrate është Grida Duma e nga socialistet rezulton Belinda Balluku.

Nga 140 deputetët e ardhshëm , në parlament do të ulen dhe kandidatë me shumë pak vota duke qenë brenda vijës së kuqe të listës së partisë apo për shkak të kuotës gjinore, si aleati i PD, Vangjel Dule që ka marrë vetëm 847 vota apo Monika Kryemadhi, që edhe pse kryetare e LSI-së mundi të marr vetëm 1771 vota.

Ndërsa Najada Çomo e PS-së, që u votua vetëm nga 1583 persona. Më tej, vota preferenciale ndëshkoi Ilir Beqajn në Shkodër, si dhe Pandeli Majkon e Mimi Kodhelin në Tiranë që nuk do jenë më ligjvënës.

Sipas hartës gjeografike, vetëm në dy qarqe ka pasur ndryshim të renditjes së kandidatëve sipas listës së bërë nga partia ku konkretisht në Tiranë, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi edhe pse ishin jashtë listës së sigurt me votat e shumta preferenciale do të jenë deputetët e ardhshëm dhe ju rrëmbejnë mandatet kolegëve të tyre Fidel Ylli dhe Ervin Bushatit. Ndërsa në Elbasan, ka qenë Luçiano Boçi i Partisë Demokratike që zuri vendin e Eugen Isai.

Nga rreth 227 mijë votues që kanë zgjedhur Partinë Socialiste si subjekt zgjedhor, vetëm 74.7% e tyre kanë zgjedhur të votojnë edhe për kandidatët. Duke qenë kjo parti me % me te ulet të votave preferenciale, ndërsa PSD përqindjen më të lartë me 78.4%. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori