LAJMI I FUNDIT:

Seanca solemne për 16-vjetorin e Pavarësisë, kujtohen dëshmorët dhe të gjithë ata që dhanë jetën për liri

Seanca solemne për 16-vjetorin e Pavarësisë, kujtohen dëshmorët dhe të gjithë ata që dhanë jetën për liri

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë solemne me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë.

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj ka thënë se 17 Shkurti është datë unike që bashkon qytetarët.


“17 Shkurti është e arritura jonë më e madhe historike, është reflektim i idealit tonë, stërgjyshërve e i brezave të tërë ndër shekuj për të ndërtuar shtetin e lirë e të pavarur. Republika e jonë po konsolidohet çdo ditë duke i nderuar qytetarët e vet dhe emrin e tyre në botë. Për qytetarët e Kosovës të kesh shtet ka qenë gjithmonë sakrificë e ideal”, tha presidentja.

Ajo më tej shtoi se përkundër vështirësive shekullore qytetarët e Kosovës rezistuan.

“Kosova sovrane është dëshmi e asaj që mund të arrihet kur vullneti i pamposhtur i qytetarëve bashkohet rreth një qëllimi të përbashkët”, tha presidentja.

Ajo kujtoi të gjithë ata që dhanë jetën për liri e pavarësi dhe që nuk u dorëzuan pavarësisht të gjithave. Presidentja e vendit foli edhe për aleatët e Kosovës.

“Në mënyrë të veçantë dua t’u falënderohem miqve tanë, miqve të lirisë. Ju ishit me ne përgjatë gjithë rrugëtimit tonë, kur neve na mohohej çdo e drejtë, shtypeshim mizorisht, e kur luftonim për liri…. kur u çliruam dhe ndërtuam shtetin tonë e ne ju kemi pranë pa asnjë dyshim edhe sot në mbrojtje të sovranitetit, kufijve tanë dhe demokracisë”, tha e para e shtetit.

Presidentja Osmani më tej tha se ndër këto aleanca, aleanca me SHBA-të qëndron si shtylla më e fuqishme e shtetësisë, ndërkaq rrugëtimi drejt institucioneve euroatlantike sipas saj është i pa alternativë.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se pa aleatë, rruga e shtetësisë së Kosovës do të ishte e pamundshme.

“I kemi gjithë në mendje dhe nuk harrojmë t’i falënderojmë miqtë tanë, pa të cilët rruga e shtetit tonë do të ishte e pamundshme, para se gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pastaj shtetet e Bashkimit Evropian që e përkrahën hapur lirinë e Kosovës. Falënderojmë edhe NATO-në që e ndali gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë, por i falënderojmë edhe të gjitha shtetet që e njohën pavarësinë e Kosovës”, tha Konjufca.

Ai më tej tha se 17 Shkurti është ditë e frymëzimit për secilin qytetarë të Kosovës.

“17 Shkurti është ditë e frymëzimit, prandaj duhet të jetë ditë përkuljesh para atyre që dhanë më së shumti. Përkulemi para atyre që e dhanë jetën për liri, përkulemi para vëllezërve dhe motrave tona që u vranë nga Serbia, vetëm pse ishin shqiptarë. Në themelin e shtetit tonë qëndron heroizmi i Jasharajve urtësia e Ibrahim Rugovës dhe ideali i Adem Demaçit”, shtoi Konjufca.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës tha se me 16 vitet e saj mbi supe, Republika e Kosovës është më e reja në rajon, më e reja si shtet e shtat, por me vetëdijen e pjekur, po aq sa dhe vetëdija e shteteve më të vjetër se ajo.

“Sepse Republika e Kosovës më 2008 ishte tashmë e maturuar, si realizimi i një aspirate popullore të brumosur për shumë vite e dekada. Kosovën e kanë pjekur para kohe kryengritjet për bashkimin e vilajeteve dhe pavarësinë e Shqipërisë; atë e ka pjekur qëndresa e popullit tonë ndaj valëve të njëpasnjëshme të pushtimeve dhe gjenocideve.

Koha e saj kishte ardhur më 1981, kur anembanë shtatit të saj njerëzit mbushnin sheshet e u dilnin përballë tankeve duke thirrur ‘Kosova Republikë!’”, tha Kurti.

Ai më tej shtoi se të gjithë e kanë të qartë se në rast se Serbia shtetërore do të ishte ndjerë sadopak përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë, nëse në politikën e saj do të kishte mbizotëruar arsyeja dhe jo revanshizmi shovinist, ajo do të duhej ta kishte njohur Kosovën qysh në vitin 2008.

“Republika e Kosovës garanton të drejtat më të gjera për pakicat në rajonin tonë, posaçërisht për serbët, që përfitojnë e kontribuojnë në shtetin tonë të përbashkët”, tha ndër të tjera Kurti.

Kryeministri foli edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës janë pakica më e diskriminuar në Evropë, që dhe sot po i nënshtrohet spastrimit nëpërmjet të ashtuquajturit “pasivizim të adresave”.

“Në ditëlindjen e 16-të të pavarësisë falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë, Turqinë dhe vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian e të NATO-s. Falënderojmë të gjitha 117 shtetet njohëse të pavarësisë anembanë globit: nga Kanadaja te Australia e Zelanda e Re, nga Japonia te Panamaja e Peruja.

Në veçanti falënderojmë Shqipërinë, popullin e saj mbarë, strukturat shtetërore e partiake dhe udhëheqjet politike e shoqërore”, tha ndër të tjera kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori