LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja kërkon 20 korrikun për dorëzimin e dosjeve paraprake

Mbrojtja kërkon 20 korrikun për dorëzimin e dosjeve paraprake

E plotësuar: Mbrojtja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt kanë kërkuar 20 korrikun si darë për dorëzimin e dosjes paraprake.

Avokati i Haradinajt, Toby Cadman  ka thënë se kanë planifikuar udhëtim në Kosovë porse fluturimi iu është anuluar 24 orë më herët.


Avokati Rees, ka thënë se kanë marrë 3 mijë faqe material që nga data 4 janar dhe të tillat nuk janë kategorizuar.

“Kemi marrë një 3 mijë faqe material që nga 4 janari. Të gjitha nuk janë kategorizuar, ka edhe 100 orë video filmike. Në këto materiale jepen identitete të personave që kanë luajtur aktivitete të rëndësishme. Ne duhet ta marrim në intervistë çdo person që ka luajtur rol të rëndësishëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo detyrë për identifikimin e personave që kanë luajtur rol të rëndësishëm, bëhet më e vështirë nga refuzimi i ZPS-së për të dhënë të dhëna të individëve që përmendin persona të tjerë.

—-

Prokuroria thotë se në prill do ta dorëzojë dosjen paragjyqësore, mbrojtja shprehet skeptike

E plotësuar: Është duke vazhduar konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Prokurorja Speciale, Valeria Bolic tha se ZPS-ja pret që të përfundoj nxjerrjen e materialeve në kohën e paraqitjes së dosjes gjyqësore.

Ajo shtoi se këtë dosje pritet që ta dorëzojnë deri në prill.

“ZPS-ja pret  që të përfundojë të gjithë nxjerrjen e materialeve në kohën e paraqitjes së dosjes paragjyqësore. Ne presim që të marrim përgjigje ndaj kërkesave të palëve të treta. Edhe nëse nuk e marrim kjo nuk ndikon që të dorëzojmë dosjen dhe për të qenë gati për gjyq. Dua të theksoj, se puna hetimore është e tillë që ne vazhdojmë punën tonë në bashkëpunim me provat e nxjerrura. Provat do ia bëjmë të njohura mbrojtjes në bazë të dispozitave përkatëse. Ne nuk besojmë se këto do të ndikojnë në ecurinë e shpejtë të çështjes”, tha Bolici.

E për këtë, avokatët mbrojtës u shprehen skeptik.

Jonathan Elystan Rees, avokati mbrojtës i Hysni Gucatit tha se janë skeptik që dosja të dorëzohet në prill.

“Ajo që mund të shtoj është skepticizmi jonë se nxjerrja e materialeve përfundon në 19, 20, 21. Presim zgjidhjen e shqetësimeve që nxirren e që mund të çojë në probleme në nxjerrjen e materialeve tjera. Ne dëgjuam atë që tha ZPS-ja që do ta dorëzojë dosjen paragjyqësore në prill, mirëpo ne jemi skeptik për këtë”, tha Rees.

Skepticizëm për këto afate shfaqi edhe avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, i cili shtoi se pajtohet me deklaratën e mbrojtësit të Gucatit. /Telegrafi/

—-

Avokati i Gucatit pyet ZPS-në se a do të thërras dëshmitarë të tjerë

E plotësuar: Jonathan Elystan Rees, avokati mbrojtës i Hysni Gucatit ka thënë se Prokuroria nuk ka përmbushur detyrimet e saj për nxjerrjen e materialeve.

Ai ka thënë se ka materiale të tjera që duhet t’i dorëzohen mbrojtjes.

Rees më tej ka pyetur Prokuroren se a ka ndërmend të thërras dëshmitarë të tjerë për intervistim.

Prokurorja i është përgjigjur se këtë vendim do ta marrë prokurori i çështjes.

“Unë mendoj që nuk është kjo mënyra që parashikohej që prokurorja të qasej në këtë konferencë. Mendova që ZPS do të do të intervistonte dëshmitarë që kanë qenë të frikësuar, por sa po e kuptoj unë nuk do të thirren. Në kundërshtim të asaj që thotë prokuroria, prokuroria nuk ka përmbushur detyrimet e saj për nxjerrjen e materialeve. Materiale tjera ka që duhet të dorëzohen”,  u shpreh Rees.

Po ashtu dhe mbrojtja e Nasim Haradinajt, Toby Cadman mbështeti parashtrimet e mbrojtjes së Gucatit.

“Përse Prokuroria nuk paraqet një listë, që të ia dorëzojë mbrojtjes?”, tha ai./Telegrafi/

—-

Prokuroria thotë se nuk do t’i intervistojë të gjithë dëshmitarët e paraqitur në rastin e Gucatit dhe Haradinajt

E plotësuar: Prokurorja e ZPS-së, ka thënë se Prokuroria i ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta sipas rregullores.

Ajo ka thënë se në lidhje me numrin e dëshmitarëve, ZPS-ja i ka përfshirë këto në listën e dëshmitarëve.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë detyrim për prokurorinë që të intervistojë të gjithë dëshmitarët që paraqiten, duke shtuar se Prokuroria do të ftojë autorët e deklaratave të cilat tashmë janë bërë të ditura.

Prokurorja nuk është pajtuar me parashtrimet e mbrojtjes për disa çështje, duke thënë se ato janë të pabazuara.

“Sa i takon parashtrimeve të mbrojtjes për nxjerrjen e dokumenteve, duhet të theksoj se këto parashtrime nuk janë të bazuara sa duhet. Të gjitha materialet e nxjerra janë të kategorizuara, sipas fushave të meta datave Edhe në këtë rast pretendimet e mbrojtjes së z.Haradinaj nuk janë të bazuara”, ka shtuar ajo.

ZPS-ja do të jetë në gjendje të depozitojë dosjen parapake të lëndës dhe do të jetë e gatshme për gjykim brenda afateve.

“Do të jemi në gjendje ta depozitojmë dosjen parapake të lëndës pavarësisht hetimeve”, u shpreh prokurorja. /Telegrafi/

—-

Nis seanca e Speciales ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Ka nisur konferenca e Speciales mbi ecurinë e çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Kjo është seanca e tretë kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt pas ngritjes së aktakuzës.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë.

Gjykatësi ka thënë se do të diskutohet nxjerrja e materialeve, ecuria e hetimeve të prokurorit të specializuar dhe planifikimi për datën e depozitimit të dosjes paraprake.

Gjykatësi i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillou ka thënë se i ka dhënë urdhër mbrojtjes që brenda 26 shkurtit të depozitojnë versionet e redaktuara.

Ai ka thënë se më 23 shkurt ka marrë vendim lidhur me nxjerrjen e paketave të dokumenteve që janë sekuestruar nga organizata e veteranëve të luftës.

“Më 19 shkurt ZPS ka nxjerrë edhe një dokument dhe ka depozituar njoftimin, më 12 shkurt ka dhënë urdhër për mos nxjerrjen e disa kontakteve të dëshmitarëve”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori