LAJMI I FUNDIT:

Salih Mustafa sërish heq dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm në gjykim

Salih Mustafa sërish heq dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm në gjykim

E plotësuar: Sikurse në seancën e 15 shtatorit, edhe në seancën e së hënës, gjatë sesionit të pasdites, Salih Mustafa ka hequr dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm në gjykim

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë se e kanë informuar se ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, nuk dëshiron të jetë më i pranishëm në seancë.


“Rikujtoj këtu se sipas rregullit 68 (4) që përcakton se mund të mos jetë i pranishëm në gjykatë”, ka thënë ajo, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Julious Von Bone, që mbron të akuzuarin, ka thënë se informon trupin gjykues që klienti i tij nuk dëshiron të jetë më i pranishëm në procedurën e dëshmitarit sot dhe nuk do të bëj ndonjë deklaratë tjetër sot.

“A do të vazhdoni të bëni parashtrimet në përputhje me rregullën 68 (4) sepse duhet përmbushur gjitha kushtet nëse duhet të konfirmoni se duhet të jetë i pranishëm. Nëse do të lejoj që të mos ndiqte disa pjesë të pyetjeve, nëse ai e lejon këtë gjë, do të ketë videolidhje me qendrën e paraburgimit por ndërkohë që transportohet nuk do të dëgjoj disa prej pyetjeve”, ka thënë gjyqtarja.

Kurse, avokati tha se për sot nuk është e nevojshme.

“Por, për videolidhje nëse do të bëhet, do të ishte mirë të vendoset videolidhje që të marr pjesë me videolidhje nëse është nevoja të përgjigjet te trupi gjykues do të bëhet ndoshta përmes videolidhjes, jo në lidhje me këtë dëshmitar”, ka thënë ai.

Tutje, deklaroi se në përgjithësi duket që ka dëshmitarë të cilët Mustafa i konsideron më të rëndësishëm se disa të tjerë.

“Kur bëhet fjalë për të bërë pyetje apo diçka të tjerë, por përveç kësaj nuk ka dëshirë të marr pjesë. Mund të ketë raste kur duhet të konsultohemi për një a dy gjëra në lidhje me ata dëshmitarë”, ka thënë ai.

Tutje, tha se Mustafa heq dorë nga e drejta e tij për të qenë i pranishëm dhe se ai do të përfaqësoj interesat e klientit të tij.

Mbrojtësja e viktimave, Anni Pues, deklaroi se në këtë rast duke pas parasysh rrethanat e dëshmitarit që po dëgjohet, në të vërtetë nuk do të ishte e nevojshme prania e të akuzuarit.

“Nuk do të ishte aq e domosdoshme për të akuzuarin të ishte këtu i pranishëm në krahasim me herët tjera. Por do të doja që trupi gjykues, që zyra e dëshmitarëve ta informoj dëshmitarin se ka ndryshuar kjo gjë që nuk është i pranishëm”, ka thënë Anni Pues.

Nga ZPS u tha se kështu mendojnë edhe ata, por përveç kësaj, nëse do të bëhet rregull mungesa e të akuzuarit mbase duhet të dëgjohet edhe nga vet i akuzuari, dhe se seanca mund të vazhdoj edhe pa të.

“Ta kemi në procesverbal sepse në të ardhmen mund të bëhet diçka e rregullt, mungesa e tij në sallë” , kanë thënë ZPS.

Më pas trupi gjykues, është tërhequr për konsultim, e pas kthimit, nga kryetarja e trupit gjykues u tha se sipas rregullës 68, paragrafi 4 i rregullores ka pas një paraqitje të parë, i akuzuari është njoftuar rregullisht se ka detyrim të jetë i pranishëm, ka hequr dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm, avokati i tij do të jetë i pranishëm dhe do të përfaqësoj interesat e tij.

“Trupi gjykues mendon se nuk është e nevojshme prezenca e tij dhe e lejon të mos marr pjesë, dhe e konsiderojmë të nevojshme që nesër në mëngjes të jetë i pranishëm që të bisedojmë lidhur me praninë e tij, i japim urdhër të jetë i pranisëm në 9 e gjysmë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 15 shtator.

Aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është konfirmuar më 12 qershor 2020

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt. /BetimipërDrejtësi

Dëshmitari në Hagë: Personat që më kanë mbajtur kanë pasur tesha të larme që i ka mbajtur UÇK-ja

Pjesa e dytë e seancës në Hagë ku po zhvillohet gjykimi në rastin e ish-pjesëtarët të UCK-së, Salih Mustafa, po vijon e mbyllur ku po mirret në pyetje, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, dëshmitari i parë në këtë gjykim. Në pjesën e parë të seancës, dëshmitari ka thënë se personat që sipas tij e kanë kidnapuar janë prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së dhe kanë pasur të veshur “tesha të larme të UÇK-së”.

Sipas dëshmitarit të parë në këtë gjykim, i njëjti është ndaluar nga sy persona që sipas tij janë prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së, të cilëve pastaj u janë bashkuar edhe të tjerë dhe siç ka thënë dëshmitari e kanë dërguar për mbajtje në një vend në fshatin Zllashë.

“E kanë pasur uniformën. Do tesha të larme që i ka mbajtur UÇK-ja”, ka thënë dëshmitari kur është pyetur nga prokurori se çfarë uniforma mbanin personat që dëshmitari thotë ta kenë kidnapuar.

Ai a ka thënë se nuk ka arritur të vërejë nëse kanë pasur shenja apo emblema. E sipas dëshmitarit, ata janë prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së.

Dëshmitari i parë në gjykimin e Salih Mustafës po dëshmon nën masa të mbrojtura sigurie ku identiteti i tij nuk është i ditur për publikun dhe ka të vendosure një perde e cila i pamundëson të akuzuarit Salih Mustafa të shoh dëshmitarin.

Në fillim të seancës Salih Mustafa ka kërkuar fjalën por nga gjykatësja i është thënë se do të ketë një rast tjetër gjatë seancës së sotme për t’i dhënë fjalën meqë njëherë do të vijojë seanca me dëgjimin e dëshmitarit.

Seanca e sotme ku po merr pjesë dëshmitari i parë ka vijuar e mbyllur për disa minuta dhe në disa pjesë ka pasur redaktim gjatë transmetimit.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja dhe që po qëndron në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator, me pretendimin për krime lufte, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë./KP/

—–

“Dy persona u prezantuan si pjesëtarë të UÇK-së dhe ma vunë thesin e zi në kokë”, dëshmitari flet si u kidnapua për në Zllash

E plotësuar: Në Hagë është duke vazhduar seanca e dytë e gjykimit ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa ku është duke treguar dëshminë e tij njëri nga dëshmitarët.

Dëshmitari ka rrëfyer momentin kur është kidnapuar nga dy persona, të prezantuar si pjesëtarë të UÇK-së, dhe është dërguar për në Zllash.

Ai i ka thënë Prokurorisë se i është vendosur një thes i zi në kokë dhe është sulmuar.

“Njëri më dha një çokollatë, unë nuk doja, por insistonin, dhe kur e mora, e futa në gojë, më goditi boks në gojë, m’i theu dhëmbët. Aty më kanë futur një thes të zi në kokë, nuk kam pasur mundësi t’i shoh nëse ishin të armatosur. Më futën në një veturë, nuk i njihja asnjërin”, tha ai, duke iu fshehur identiteti.

I pyetur nga Prokurori se kush ishte personi që i kishte vendosur revolen, dëshmitari deklaroi se ishte personi kundër të cilit ka ardhur për të dëshmuar.

“Ai person ishte ky njeriu që është këtu, i akuzuari është, e di që e ka pas kapelën e kuqe”, tha shkurt dëshmitari.

I pyetur tutje nëse personi me kapelë të kuqe e mbante pistoletën në kokën e tij, dëshmitari tha se nuk ka mundur të shoh pasi ishte terr.

“Nuk di kurgjo, se skom pa, ka qenë terr, veç e di që qeky personi është që ma ka bo qata dhe e kom ni kur ka thanë lene mos e rreni mo, se paska fat, atëherë e ka ndërpre”, tha dëshmitari.

Ai shtoi se i akuzuari ishte personi kryesor në atë vend dhe se pa folur ai të tjerët nuk kanë bërë asgjë. /Telegrafi/

—-

Nis seanca e dytë e gjykimit ndaj ish-komandant “Calit”, gjykatësja nuk ia jep fjalën Mustafës

Ka nisur seanca e dytë e gjykimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa në Hagë.

Në këtë seancë do të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve.

Me të nisur seanca, Salih Mustafa kërkoi të fliste mirëpo gjykatësja nuk ia dha fjalën.

“E nderuara gjykatëse kisha pas dëshirë të flas diçka para se të dëgjoni dëshmitarët”, tha Mustafa.

Gjykatësja tha se këtë do ta bëjë në një moment të caktuar.

“Në ndonjë moment sot mund tua jap fjalën, por tani për tani kemi një program të organizuar për sot. Do të marrim në pyetje dëshmitarin dhe pastaj në një moment të duhur do t’iu jap mundësinë për të thënë atë që doni të thoni”, tha gjykatësja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori