LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet protesta e opozitës në Shqipëri, goditet sërish me molotov Kryeministria

Mbyllet protesta e opozitës në Shqipëri, goditet sërish me molotov Kryeministria

(I plotësuar) – Pas rreth tre orësh, protesta kombëtare opozitës është mbyllur.

Deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi dhe të tjerët janë larguar nga sheshi dhe nuk dihet nëse do të shkojnë drejt selisë blu apo tek rruga “Mustafa Metohiti” ku dhe banon lideri demokrat i cili ndodhet në arrest shtëpie.


Po ashtu, edhe protestuesit janë shpërndarë, ndërsa sipas informacioneve nga policia, deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar për incidente gjatë tubimit.

Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri, hidhen shishe molotovi drejt Kryeministrisë

Protestuesit e opozitës kanë hedhur shishe me molotov para kryeministrisë menjëherë pas fjalimit të Sali Berishës.

Kur dukej se gjithçka po shkonte qetësisht në protestën e thirrur nga opozita, disa protestues kanë hedhur gurë, tymuese dhe shishe me molotov drejt forcave të policisë që kanë krijuar një gardh para kryeministrisë.

Një grup protestuesit janë përplasur me forcat e policisë duken tentuar të shkojnë drejt hyrjes së kryeministrisë.

Disa nga protestuesit e opozitës madje kanë rrezuar barrierat metalike para Kryeministrisë.

Siç shihet edhe foto, ata kanë tentuar t’i afrohen kordonit të policisë, por deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.

Po ashtu ata kanë shkulur lulet dhe dheun që ndodhej në vazo, e kanë hedhur drejt policëve.

Bardhi: S’e falim lirinë tonë, refuzojmë të bëhemi fasadë e pushtetit të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij përpara protestuesve deklaroi se Shqipëria sot është e zhytur në korrupsion dhe krim. Bardhi tha se Edi Rama po mbjell krim dhe frikë dhe për opozitën. Ai shtoi se me qytetarët përkrah, opozita do ia dalë që të vijë në pushtet dhe të bëjë një vend më të mirë.

Bardhi theksoi se në kullat e Tiranës në fakt pastrohen para. Ai shtoi se afera e inceneratorëve dhe të tjera skandale e kanë nxirë këtë qeveri, që sipas tij, është kundër çdo qytetari.

“Ne sot kemi me vete vullnetin tuaj për të fituar. Ju këtu jeni pasuria më e madhe që ka Shqipëria, që nuk dorëzoheni dhe frymëzoni mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Liria në këtë shesh ka emrin e secilit prej jush. Ne duam të bëjmë më të mirën për Shqipërinë. Ne jemi bërë bashkë si e vetmja mundësi për t’u përballur me të keqen. Edi Rama mbjell vetëm korrupsion dhe varfëri. Rama ka përdorur çdo mekanizëm që të mbjellë frikë. Ne nuk kemi frikë, ne do të përballemi, ne nuk dorëzohemi. Vendi është në varfëri. Shqipëria është kthyer në një parcelë të madhe, duke varfëruar pjesën dërrmuese të shqiptarëve. Kullat janë pastrim parash, afera e inceneratorëve na tregoi sa e korruptuar është kjo qeveri. Por ka rrugëdalje nga gjendja ku ndodhet sot Shqipëria. Ne jemi ndryshe dhe Shqipëria do të bëhet vend i mundësive”, deklaroi Bardhi.

Noka: Edhe pse burgosën Berishën, opozita është e gatshme për rrëzimin e Ramës

Deputeti Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në protestën kombëtare që po zhvillohet para kryeministrisë, ku tha se është populli që do të caktojë fatin e kreut të qeverisë Edi Rama.

Ai theksoi se opozita është mbledhur për t’i thënë Ramës se opozita është këtu dhe është më e fortë se kurrë.

Më tej ai nënvizoi se për interesat e vendit janë gati që Edi Rama të ketë të njëjtin fat si diktatori Enver Hoxha para 33 vitesh.

“Të dashur mi, motra dhe vëllezër, demokratë dhe demokrate, do të mbahet mend gjatë kjo ditë , ky moment. Jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor, i cili ka një qëllim të ndërpresë skenarin më të Zi që i është kanosur vendit tonë në këto vite, planin e Ramës për asgjësimin e opozitës. Një person që ka kapur çdo zyrë pushteti, shantazhon dhe vjedh votën, që jep miliona euro familjarëve të tij, udhëton si sheik. Këto i bën për tekat e tij personale. Me këtë vërshimin tuaj, ky person është i palumtur”.

Nis protesta e opozitës shqiptare, qytetarët marshojnë përpara Kryeministrisë
Lexo po ashtu Nis protesta e opozitës shqiptare, qytetarët marshojnë përpara Kryeministrisë

“Nuk ia doli të shkatërronte, pengesën për pushtetin e tij të përjetshëm, PD dhe opozitën shqiptare. Edhe pse na e burgosi liderin tonë, me një proces pa prova dhe pa asnjë të dhënë. Ne jemi sot për t’i thënë Ramës se opozita është këtu, është e fortë dhe e papërkulur, është gjithë energji dhe e gatshme për ta rrëzuar. Nuk mund të kemi kryeministër hajdutë. Jemi gati për interesat e vendit, jemi të gatshëm t’i presim dhe biletën Edi Ramës , pasardhësit të Enver Hoxhës që e rrëzuam po në këtë ditë, para 33 vitesh. Vendi i Ramës është para drejtësisë”-tha ai.

Boçi në protestë: Diktatura nuk mund të lulëzojë, të bashkuar kundër Ramës

Qindra demokratë janë mbledhur në protestën kombëtare që po mbahet para kryeministrisë.

Luçiano Boçi në fjalën e tij u shpreh se janë ulërimat e popullit që janë mbledhur sot në shesh ndërsa ka shtuar se diktatura nuk mund të lulëzojë.

Ai tha se sot vijnë të bashkuar të gjithë kundër pushtetit të Edi Ramës.

“Mirë se keni ardhur në këtë protestë madhështore, Ajo që na ka sjellë këtu është e sotmja, është ulërima e qytetarit, është dëshira e tij për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ai që na ka thirrur është ai grushti i mbledhur i atij intelektuali që kamxhikohet çdo ditë nga regjimi që të bëhet fasal. Është zemërimi i biznesit të madh dhe të vogël që çdo ditë i ngushtohet laku në fut. Është revolta e të rinjve që i nxisin të largohen, është ofshama e pensionistit, është drama e qytetarit shqiptar. Sot ne vijmë të bashkuar si një zë i vetëm, kundër pushtetit të Edi Ramës. Diktatura nuk mund të lulëzoj. Të bashkuar në një revoltë të tillë. Duhet të vazhdojmë që të mos gjunjëzohemi”-tha ai.

Jorida Tabaku i bashkohet protestës së opozitës

Në protestën e sotme, të thirrur nga Rithemelimi është e pranishme edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Reporterët kanë filmuar Tabakun teksa qëndron në Bulevardin “Deshmorët e Kombit” ku janë vendosur protestuesit pasditen e 20 shkurtit.

Deri më tani, Tabaku ka qenë kryesisht e tërhequr nga aksionet e ndërmarra nga deputetet e grupimit të Sali Berishës. Deputetja është shprehur se iniciativat e opozitës i mbështet por se është kundër metodës së zgjedhur për të bojkotuar seancat plenare apo edhe për t’i pamundësuar ato.

Deputetja demokrate ka munguar edhe në mbledhjet e zhvilluara në fillim të shkurtit, pas zyrtarizimit të bashkimit të Grupimit të Gazment Bardhit dhe atij të Rithemelimit.

Megjithatë, ditën e sotme ajo ndodhet në protestë, ashtu siç është i pranishëm edhe grupimi i Gazment Bardhit, dhe anëtare të Partisë së Lirisë.

Nis protesta e opozitës shqiptare, qytetarët marshojnë përpara Kryeministrisë

Ka nisur të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta kombëtare e thirrur nga opozita shqiptare.

Eksponentët e lartë të opozitës, përfshirë kreun e grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi marshuan së bashku me mbështetësit nga selia blu në drejtim të Kryeministrisë.

Kjo është protesta e parë e opozitës e cila nuk udhëhiqet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili që prej fundit të dhjetorit 2023 ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në krye të turmës ishin Flamur Noka, Luçiano Boçi, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti.

Me pankarta si: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, protestuesit marshuan drejt godinës së qeverisë.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e kësaj force politike Monika Kryemadhi nuk ishin të pranishëm në protestën e thirrur nga opozita, për shkak të angazhimeve jashtë shtetit.

Nga organizatorët e kësaj proteste është bërë e ditur se Sali Berisha do t’i përshëndesë qytetarët me një fjalim nga banesa e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori