LAJMI I FUNDIT:

Nis projekti 2.8 milionë euro për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në Fushë Kosovë

Nis projekti 2.8 milionë euro për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në Fushë Kosovë

Kryeministri  Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, si dhe Kryeshefin Ekzekutiv të KRU ‘Prishtina’, Arsim Fetahu, mori pjesë në përurimin e fillimit të punëve për ‘Rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë Kosovës në lagjen 28 – 29 dhe fshatrat Bardh i Madh dhe fshatin Sllatinë e Madhe’, në vlerë prej 2.8 milionë euro që do t’iu sjellë ujë të pijes rreth 10 mijë banorëve.

Kurti i shprehu përkushtimin dhe angazhimin e Qeverisë për të përkrahur komunën.


“Si Qeveri nuk kemi premtuar mrekulli, por kemi premtuar korrektësi dhe përgjegjësi. Qeveria po e mban fjalën, sot do ta hedhim gurthemelin e projektit në vlerë 2.8 milionë euro që do t’ju sjellë ujë të pijes rreth 10 mijë banorëve të kësaj ane. Pra, i kemi dy lagje në Fushë Kosovë 28 dhe 29 dhe gjithashtu fshatrat Bardh i Madh e Sllatinë e Madhe”.

Po ashtu, ai shtoi se në strategjinë e Energjisë është kemi paraparë që të investohet jo vetëm në modernizimin e Termocentralit “Kosova B”, por gjithashtu edhe në rehabilitimin e thellë të dy njësive të “Kosovës A”, jetëgjatësia e të cilave do të rritet për 25 vjet.

“Për të parën, pra për modernizimin e njësive të Termocentralit “Kosova B”, ne kemi nënshkruar kontratën në pranverë të këtij viti, ndërkaq për të dytën tenderi do të shpallet në fillim të vitit që vjen 2024. Pra, për rehabilitimin e thellë të njësive të “Kosovës A””.

“Por, ajo që është më e rëndësishmja për KEK- un është ripërtërirja e fuqisë punëtore. KEK-u ka nevojë për punëtorë të ri dhe kjo është arsyeja pse gjatë muajve të fundit janë punësuar 126 punëtorë të ri në KEK, përfshirë këtu 23 gra, dhe aktualisht është hapur konkursi edhe për 130 teknikë të makinerisë”, tha ai, me urimin për ta dhe me shpresën që edhe viti që vjen do të jetë vit i begatë e i suksesshëm për të gjithë juve e për secilën familje e anëtarë të familjes suaj.

Sipas tij, Qeveria e përkrahë komunën e Fushë Kosovës për të ndërtuar edhe shkolla të reja, sapo komuna ta gjejë ngastrën ku edhe mund ta ngremë godinën e re.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu theksoi s së bashku kemi premtuar që rregullimi i ujit të pijes do të jetë prioritet dhe se bashkëpunimin me ministrin Elbert Krasniqi po punojnë bashkërisht në realizimi e tij.

Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi e quajti këtë ngjarje si moment shumë të mirë për t’u takuar me qytetarë dhe në të njëjtën kohë për të filluar punën në një projekt që vetë qytetarët e kanë kërkuar nga qeveria dhe qeveria është kujdesur që sot ta fillojë.

Ai tha se do të angazhohen maksimalisht që të mbikëqyrin punët, të ketë punime të shpejta dhe të vijmë shpejt deri në përfundim të projektit.