LAJMI I FUNDIT:

Nis nata finale e “Eurovision 2024” – lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Nis nata finale e “Eurovision 2024” – lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për natën finale të Eurovision 2024, e cila po mbahet në Malmo Arena në Suedi.

Atmosfera në arenë është elektrizuese, teksa 25 shtete janë gati të ngjiten në skenë për të sjellë para spektatorëve dhe teleshikuesve performancat e tyre të gatishme për këtë natë të madhe.

Ndarja e Holandës nga konkursi ka sjellë një ndryshim të papritur në listën finale të pjesëmarrësve, pasi artisti përfaqësues i tyre shkeli rregullat e EBU-së vetëm pak orë para fillimit të finales. Skandali ka lënë vetëm 25 shtete në garë, që do të paraqesin numrat e tyre artistik në këtë mbrëmje të shumëpritur.


Ja si paraqitet renditja e shteteve që do të konkurrojnë për titullin e Eurovision 2024:

Suedia | Marcus & Martinus – “Unforgettable”
Ukraina | alyona alyona & Jerry Heil – “Teresa & Maria”
Gjermania | ISAAK – “Always On The Run”
Luksemburgu | TALI – “Fighter”
Izraeli | Eden Golan – “Hurricane”
Lituania | Silvester Belt – “Luktelk”
Spanja | Nebulossa – “ZORRA”
Estonia | 5MIINUST x Puuluup – “(nendest) narkootikumidest ei tea me (küll) midagi”
Irlanda | Bambie Thug – “Doomsday Blue”
Letonia | Dons – “Hollow”
Greqia | Marina Satti – “ZARI”
Mbretëria e Bashkuar | Olly Alexander – “Dizzy”
Norvegjia | Gåte – “Ulveham”
Italia | Angelina Mango – “La Noia”
Serbia | TEYA DORA – “RAMONDA”
Finlanda | Windows95man – “No Rules!”
Portugalia | iolanda – “Grito”
Armenia | LADANIVA – “Jako”
Qipro | Silia Kapsis – “Liar”
Zvicra | Nemo – “The Code”
Sllovenia | Raiven – “Veronika”
Kroacia | Baby Lasagna – “Rim Tim Tagi Dim”
Gjeorgjia | Nutsa Buzaladze – “Firefighter”
Franca | Slimane – “Mon Amour”
Austria | Kaleen – “We Will Rave”

Eurovision 2024 do të ofrojë një spektër të gjerë muzikor me performanca që variojnë nga popi deri te muzika elektronike dhe nga rocku deri te këngët tradicionale. Pa marrë parasysh se cili shtet do të shpallet fitues, një gjë është e sigurt: natën e sotme, “Malmo Arena” do të jehojë me zëra dhe melodi nga e gjithë Evropa! /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar në rrjetet sociale: Ne jemi popull i varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar në rrjetet sociale: Ne jemi popull i varfër në tru

Magazina
Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Magazina
Gjesti: Mua shkolla nuk më ka bërë njeri

Gjesti: Mua shkolla nuk më ka bërë njeri

Magazina
Kalo në kategori