LAJMI I FUNDIT:

Studentët e UP-së marshojnë kundër Asociacionit: ‘Zajednica’ nuk kalon, nuk falet toka që është ujitur me gjak’

Studentët e UP-së marshojnë kundër Asociacionit: ‘Zajednica’ nuk kalon, nuk falet toka që është ujitur me gjak’

Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare këtë të mërkurë, për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ata janë nisur nga oborri i Bibliotekës drejt ndërtesës së Qeverisë.


Marshi është organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ndërsa janë bashkuar edhe disa qytetarë.

Në pankartat e marshit ata kanë shkruar “Bashkë kundër Asociacionit”, “S’pranoj Asociacion që nga bosnjëzon”, “Zajednica nuk kalon”, “Nuk falet toka që është ujitur me gjak”, etj.

“Serbia në raport me shqiptarët ka të kaluar kriminale. Bashkim vetëm me Shqipërinë jo ndarje as nënshtrim. Me trupat tanë me jetët tona do ta mbrojmë republikën tonë të ndërtuar me aq mund e gjak. Nga ky tubim ju bëjmë me dije autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare se në nuk pranojmë themelim të Asociacionit”.

“Ky asociacion një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë, ky asociacion nuk avancon te drejtat e serbeve por i instrumentalizon ata dhe avancon Serbinë ne Kosove, e si rrjedhoje e se cilës pashmangshëm krijohet destabilitet”, tha Albë Lala nga Parlamenti Studentor.

Megjithatë, marrëveshja e vitit 2015, mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Por, Kushtetuesja ka argumentuar se pikat mund të harmonizohen.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton formimin e një asociacioni njëetnik. Megjithatë, së fundmi, Kurti ka paraqitur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, që sipas tij, do të mundësonte që një organ i tillë të formohej duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Por, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht kërkojnë nga Kosova që të themelojë Asociacionin. /Telegrafi/

Pamje nga marshi të realizuara nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori