E plotësuar: Në fund te manifestimit, masës ju drejtua lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Nga bina, Kurti u tha se 21 vjet janë shumë për gjendjen aktuale në Kosovë qe sipas tij është me shumë padrejtësi në jetën politike.
Kurti tha se 21 vjet më parë liria u fitua me gjakun e dëshmorëve e betejat e UÇK-së.
Ai përmendi gjenocidin, përdhunimet e vrasjen e mijëra civilëve nga forcat serbe.
Tha se u janë mirënjohës NATO-s dhe shteteve të Bashkuara të Amerikës për çlirim por qe sipas tij, pas çlirimit nga okupatori serb, ka filluar sundimi nga brenda.
“Pas këtij çlirimi nga okupatori i jashtëm pati filluar një sundim nga brenda. Njëherë përmes UNMIK-ut, pastaj përmes një klase të politikanëve të cilët në emër të çlirimit filluan zhvatjen e pasurisë publike dhe shkaktuan varfërinë e popullit. Kemi shumë dëshira për të ardhmen dhe shumë ankth për të tashmen”, tha Kurti.
Kurti tha se disa familje kanë kapur të gjitha institucionet dhe kanë vjedhur gjithë pasurinë.
Kurti tha se ata që e kanë kapur shtetin u kapën bashkë kundër qeverisjes së mirë, e sipas tij shteti i kapur nuk e duron qeverisjen e mirë dhe të korruptuarit nuk e durojnë drejtësinë.
“Presidenti nuk bashkëpunim të Vetëvendosje por gjeti të LDK, udhëheqja e së cilës e braktisi qeverisjen e mirë dhe qytetarët që u premtoi qeveri të ndryshimit. E tani janë bashkë në një qeveri Koti qe për kumbar e ka presidentin. Mirë qe janë bashkë sepse bashkë kanë qenë që 21 vjet në vjedhje e zhvatje e korrupsion”, tha Kurti.
Kurti tha se në ketë kohë ranë maskat e një kaste politikanësh të korruptuar. Ai tha se është një sistem politik në Kosovë ku blihet e tregohet vota e deputetëve.
“Sfida jonë 21 vjet pas çlirimit nga Serbia mbetët çlirimi i Kosovës nga korrupsioni e kapësit e shtetit. Në këtë sfida nuk na ndihmon askish , kjo sfide na takon ne, të ndërtojmë shoqërinë e shtetin që duam”, tha Kurti.
Kurti tha se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është mirëqenia e qytetarët.
“Jemi bashkë për gjykatës profesionalë, për shtet të zhvillimit, zgjedhje të lira e të ndershme, për të zgjedhur liderët që nuk na mashtrojnë e zhgënjejnë, jemi bashkë për Mitrovicën, Trepçën e Ujmanin…jemi bashkë për të zgjedhur një president që na përfaqëson të gjithëve, që na nderon e lehtëson me punën e dinjitetin e tij”, tha nder të tjera Kurti.
E plotësuar: Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para turmës së mbledhur të mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë që Qeveria Kurti tregoi jo vetëm punë por edhe guxim.
Vitia tha se Vetëvendosjen, tashmë e presin sfida edhe më të rënda.
“Në këto muaj u pamë e dëgjuam shumë shpesh por nga distanca. Sot jemi këtu më afër njëri – tjetrin, e me sytë tek njëri tjetri. Në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje; çdo ditë në organizimin politik është një ditë e kapërcimit të vetvetes”.
Vitia ka përmendur edhe periudhën gjatë pandemisë, ku sipas tij u panë se sa të rëndësishëm ishin njerëzit vullnetmirë.
“Gjatë këtyre muajve, e kemi parë se sa është i rëndësishëm është vullnet i mirë i njerëzve të mirë. Betejën me pandeminë, do ta kishim të pamundur pa mjekët infermierët, të cilët kanë rrezikuar veten për të na shërbyer neve. Shpirti i aktivistit, është shpirti i kontributit për tjetritn. Ne në 15 vite u takuam shumë, ashtu që gjurmët e këtij takimi ta kishin emrin Vetëvendosje”.
Ajo tha se qeveria Kurti ka arritur të dëshmojë se qytetarët e Kosovës mund të qeverisën ndershëm.
Tha se luftuan kundër korrupsionit që sipas saj ja kanë zënë frymën vendit dhe institucioneve.
Në fjalimin e saj, Haxhiu tha se qeveria Kurti ishte e qytetarëve.
“Nuk ju përshtat vetëm atyre që nuk u ngopën kurrë se përfituari pandershëm. Kosova tani drejtohet nga një qeveri që nuk ka mbështetje popullore, një qeveri ilegale, nga një kryeministër i Hashim Thaçit, që votën e fundit ja siguroi një president helaq”, tha ajo
Ajo tha se janë te bindur që zgjedhjet do të mbahen shpejtë.
“Nuk duam qeveri Koti, duam Qeveri Kurti”, tha ajo.
E plotësuar: Deputetja Saranda Bogujevci, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci cila mban ende plagë në trup nga forcat serbe, sot në ditën e çlirimit Iu drejtua masës në tubimin e organizuar nga partia e saj.
Bogujevci, të cilës familjen ia vranë serbet, tha se kjo ditë sot është shumë e rëndësishme për të.
“Falë luftës se UÇK-së, ndihmës së NATO, popujve miq në botë, në ketë ditë 21 vite më parë u çliruam nga regjimi i Millosheviqit dhe Serbia. Për herë të parë u çliruam për të qenë të pavarur dhe të lirë. Po në këtë ditë lindi Lëvizja Vetëvendosje, sot gëzon 15 vite të ekzistencës së saj, jam me fat dhe e nderuar që jam pjesë e saj, dhe sot si Lëvizje jam bashkë me ju. Gjithashtu sot në ketë ditë të rëndësishme për ju po e festoj edhe ditëlindjen time”, tha e mbijetuara e luftës së fundit në Kosovë.
Ajo tha se duhet bashkuar në shesh, për të ecur përpara. Tha se do t’i kthejnë dinjitetin vendit.
“Nuk guxon askush të shkel mbi demokraci, mbi sovranin, nuk guxon askush të shkel mbi qytetarët e këtij vendi, shtoi ajo.
Në fund i pyeti të pranishmit nëse janë për zgjedhje, ndërsa përgjigjen e mori “po”.
Ajo tha se shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje.
E plotësuar: Gjatë manifestimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi tha se festa e sotme po i tremb ata “që duan të na copëtojnë”.
Ai tha se Vetëvendosje është rritur shumë dhe tani shtrihet edhe ne diasporë.
“Festa e sotme, i tremb ata që duan të na copëtojnë, sepse Lëvizja sot nuk është më e rritur në moshë por është edhe më e fortë, nuk është vetëm e ditur, por edhe e përgatitur, nuk është vetëm në Kosovë. Regjimi i vjetër mendoi se na rrëzoi, por Kosova e përvjetori sot çlirimin e dytë, sot u ndje një fllad çlirimi e pranvere. Muajt që vijnë janë vendimtar, muajt që vijnë janë vendimtar. Bashkë do të festojmë, gëzuar të gjithëve”, tha Abazi.
E plotësuar: Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në tubimin që po për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të vendit dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Aliu tha se sot po festohet përvjetori i dyfishtë, në sheshin ku sipas tij bëhet thirrje për liri dhe barazi tash e sa vjet.
Në manifestimin për 15 vjetorin e themelimit të LVV-së dhe 21 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, Aliu tha se sot po kujtohet këmbëngulja e djemve dhe vajzave, duke shtuar se para 15 vitesh u themelua LVV, se kishte shumë për t’u bërë për vend.
“Në këto ditë përvjetorësh LVV mbledh forcat e para. E mua kujtesa më kthen tek organizimet që kishim në selinë në Pejton. Në përvjetorë të tillë plot kujtesë, sot jemi dyfishur. Dashuri për qytetarët, për popullin tonë të vuajtur, pasi kur vepron pranë qytetarët, populli e kupton që lëvizje do të thotë të bësh ndryshim të thellë në këtë vend. E mbi të gjitha ta bësh me popullin, populli nuk të braktis as nuk të lë ta braktisësh”, tha Aliu.
E plotësuar: Tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu”, ka nisur me himnin kombëtar.
Qytetarët, kanë brohoritur, “Albin Kurti”, “duam zgjedhje”, “Me hajna nuk ka shtet”, “Hajnat në burg”.
Janë dy arsyet që VV-ja është mbledhur në Prishtinë.
15 – vjetori i themelimit të VV-së dhe 21 – vjetori i çlirimit të vendit.
Pritet të nis manifestimi i LVV-së në Prishtinë
Manifestimi i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, pritet të nis sëshpejti.
Qytetarë me flamurin kuq e zi kanë zënë vend pranë ndërtesës së teatrit dhe pjesë tjera të këtij sheshi.
Jo të gjithë po respektojnë distancën fizike dhe janë te pajisur me mjete mbrojtëse ndaj COVID-19.
Tubimi i sotëm i thirrur nga partia e Albin Kurtit po bëhet në ditën e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Një dite më parë Albin Kurti ka thënë se manifestimi i sotëm është festë ku pritet të ketë fjalime e muzike, dhe jo protestë, por qe nuk ka përjashtuar mbajtjen e protestave në ditën më vazhdim.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, lidhur me protestën, ka thënë se shpreson që ky tubim të mos ketë efektin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Atalantas dhe Valencias, që besohet se i kontribuojë shpërthimit të virusit në Itali dhe më gjerë.
“Të mendohet vetja mbi Zotin, e të paushallizohet mundësia e infektimit me virusin Covid-19, pandemi kjo më e madhe që ka goditur ndonjëherë botën, sikurse të injorohen këshillat e mjekëve dhe ekspertëve të shëndetësisë që çdo ditë porosisin që ne të mbajmë distancën sociale, është e njëjtë sikurse një amator i papërvojë t’ia mësyjë e të ec me majat gishtave të këmbëve në tel.
Kjo, sa do të ishte e mundur aq edhe e rrezikshme për të arritur në finish. Pardje, miqtë tanë të ambasadës së SHBA-së dhanë paralajmërimin se: ‘Tubimet në numra të mëdhenj mund të shndërrohen në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19’. Njëjtë e thonë çdo ditë dhe mjekët tanë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Virusi transmetohet nga njëri tek tjetri. Nëse organizohen tubime të qytetarëve, do të ishte pretekst të shkaktohej një dergje e madhe nga virusi. Dashtë Zoti të mos përsëritet rasti i 19 shkurtit që ndodhi në stadiumin San Siro në Milano të Italisë, ku u infektuan me coronavirus 40.000 tifozët, si rezultat i kontakteve në mes tyre, të cilët e kishin ndjekur ndeshjen e futbollit Atalanta – Valencia”, ka shkruar Zemaj”, ka shkruar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje