Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala, familjarë e qytetarë, kanë marrw pjesë në fillimin e punimeve për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Fadil Muqollit ku kishte ndodhur masakra e Poklekut, ku ishin vrarë e djegur 53 shqiptarë civil, nder ta 23 fëmijë.
Më këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se sot po inaugurojmë fillimin e punimeve të një vendi shumë të rëndësishëm, ku 21 vite më parë ka ndodhur masakra më e tmerrshme, që ishin vrarë e djegur 53 vetë, në mesin e tyre 23 fëmijë, nga mosha 6 muajshe deri në 17 vjet.
“Kam pasur fatin që menjëherë pas luftës ta sjelli në këtë vend, kryeadministratorin e parë, Bernard Kushner, për të parë këtë masakër dhe eshtrat e mbetjeve të djegur. Rregullimi i kësaj shtëpie, do shërbejë gjeneratave të ardhshme për të parë së forcat serbe kanë kryer krime në Kosovë. Po mundohen të kriminalizojnë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare që ishte në mbrojtje të vendit, por nuk do të munden, sepse sikur kjo shtëpi dhe shumë vende të tjera janë dëshmitë më të freskëta se forcat serbe kanë kryer krime në Kosovë. UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj, na kanë treguar dhe edukuar se si me e zhvillu luftën e pastër për çlirim”, ka thënë Lladrovci.
Drejtori i AMKMK-së, Bislim Zogaj, tha se në këtë vend ka ndodhur masakra me e tmerrshme, ku në këtë shtëpi janë vrarë e pastaj janë djegur 53 anëtar të familjes Muqolli dhe mysafirë. Fillimi i punimeve në restaurimin e këtij monumenti, tregon më së miri, se populli i Kosovës ka mbrojtur vendin e vet dhe ka qenë viktimë e luftës së fundit.
Në këtë shtëpi ende janë njollat e freskëta të gjakut ku ka ndodhur masakra makabre e forcave serbe, prandaj është mirë të informohet serish drejtësia ndërkombëtare se kush kanë qenë ata të cilët kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.
Fadil Muqolli, familjar, ka rrëfyer rastin e 17 Prillit të vitit 1999 ku ishin vrarë e djegur 53 anëtar të familjes Muqolli, Caraku e Elshani. Ai ka thënë se mbeten ende të zhgënjyer nga drejtësia ndërkombëtare që deri më tani nuk kanë marr asnjë veprim lidhur me zbardhjen e rastit të kësaj masakre.
Në këtë shtëpi si dëshmi e asaj çfarë ka bërë okupatori serb mbetet gjaku i viktimave, i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon te jetë i njomë. Ai gjak qëndron si dëshmi e terrorit që përshkruan Fadili, i cili në këtë masakër humbi: prindërit, katër motrat, gruan me tre djemtë dhe një vajzë, si dhe kunatën me dy vajza, bashkë bashkëfshatarët e tjerë.
Nga kjo masakër kishte mbetur vetëm hiri i viktimave të pafajshme. Si pasojë, ai hi ishte varrosur në një varrezë të përbashkët e cila sot gjendët si memorial në këtë fshat. Fadili sot shprehu mirënjohjen e tij për këtë intervenim në shtëpinë dhe historinë e familjes së tij. Përkundër dhimbjes së madhe për humbjen e familjes në mënyrën më mizore, atij sot iu kthye shpresa se gjurmët e krimit ndaj familjes së tij do të ruhen.
Sakrifica e banorëve të këtij lokaliteti si dhe e shumë ngjarjeve mizore që kanë ndodhur në Kosovë tregojnë historinë e tmerrit të popullit tonë për liri. Kjo është një dëshmi ndër shumë të tjera, që dëshmojnë se sa shtrenjtë e paguam lirinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre