LAJMI I FUNDIT:

Nis hetimi për shpërthimin e nëndetëses Titan

Nis hetimi për shpërthimin e nëndetëses Titan

Bordi i Sigurisë së Transportit i Kanadasë po fillon një hetim mbi shpërthimin e nëndetëses Titan, njoftoi agjencia të premten.

“Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë (TSB) po fillon një hetim mbi ngjarjen fatale që përfshin anijen me flamur kanadez Polar Prince dhe nëndetësen private Titan”, njoftoi TSB në një deklaratë.


Agjencia po dërgon një ekip në provincën e Newfoundland dhe Labrador për të kryer hetimin.

Videot animatore të ndara në rrjet tregojnë se si mund të jetë dukur shpërthimi i nëndetëses Titan
Lexo po ashtu Videot animatore të ndara në rrjet tregojnë se si mund të jetë dukur shpërthimi i nëndetëses Titan

Pesë persona në bordin e nëndetëses Titan u shpallën të enjten të vdekur pas asaj që besohet të ketë ndodhur një shpërthim.

Nëndetësja private me turistët kishte udhëtuar për në rrënojat e Titanikut. /Telegrafi/